Lifestyle

April 15, 2019 | 11:52

4 përbërësit natyrorë që ju ndihmojnë të kini flokë të butë pas lyerjes

Flokët e butë dhe të mëndafshtë janë dëshira e çdo femre. Por për fat të keq, shumë prej nesh vuajnë nga flokët me yndyrë apo të dëmtuar, sidomos nëse ka kaluar pak kohë pas lyerjes me bojë Në vend që të shpenzosh para për të blerë produkte të shtrenjta, më poshtë janë disa receta shtëpie që sigurojnë zbutjen e flokëve dhe shkëlqimin e tyre.

Veza: Është një recetë klasike për ushqimin dhe zbutjen e flokëve. Vezët ndihmojnë për hidratimin dhe shkëlqimin e tyre. Po ashtu, ndihmojnë edhe kundër rënies. Përzieni një vezë dhe një lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri, derisa të krijosh një lloj paste. Aplikoje me kujdes të gjithë maskën duke u përqendruar në skalpin e kokës. Mbulojeni me një kapuç dushi dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj lajini flokët si zakonisht.

Uthull molle: Seriozisht, a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëjë uthulla e mollës? Mbi të gjitha, i mban flokët të hidratuar dhe të pastër, sepse pastron deri në thellësi lëkurën e kokës. Përzieni të njëjtën sasi të uthullës së mollës dhe ujit. Pasi ta kesh larë flokun me shampo, hidhe përzierjen në flokë (skalp) dhe masazhoje me mollëza për disa minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Majoneza: Disa njerëz nuk mund ta tolerojnë erën e majonezës në flokë, por ajo është një ushqyese mjaft e mirë e flokëve dhe vlerat ushqyese të saj janë të jashtëzakonshme. Aminoacidet dhe proteinat që gjenden në yndyrën e majonezës do t’i mbajnë flokët të fortë, të butë dhe të shkëlqyeshëm. Me një gjysmë filxhani majonezë, masazhoni skalpin dhe flokët e dëmtuar nga boja. Mbulojini flokët me një kapuç dushi dhe mbajini për 30 minuta. Pastaj lajini si zakonisht.

Avokado: Ky super ushqim do të hidratojë dhe ushqejë rrënjët në thellësi. Tulin e një avokadoje përziejeni me një lugë gjelle vaj ulliri dhe me një copë bananeje. Aplikojeni maskën në flokët e dëmtuar, që nga rrënjët deri në maja. Mbulojini flokët me një kapuç dushi dhe mbajeni për 30 minuta. Pastaj lajini si zakonisht.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top