Mirëqenie

June 25, 2019 | 10:18

4 perimet që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrën e akumuluar në trup

Mos prit më gjatë dhe elimino yndyrën e akumuluar në mënyrë të natyrshme dhe pa rreziqe për shëndetin tënd. Në këtë artikull ju paraqesim perimet që duhet të konsumoni për të humbur peshë e për t’u përgatitur për verën e 2019-s. Harroni dietat me të cilat mbeteni gjithë kohën të uritur dhe përqendrohuni tek këto perime:

Spinaqi

Kjo lloj perime përmban fare pak kalori dhe karbohidrate, por është shumë e pasur me fibra, një karakteristikë thelbësore për të aktivizuar stomakun dhe për të patur tretje më të mirë. Mund ta shtosh spinaqin në vaktet e tua edhe si antipastë apo sallatë.

Lakra

Lakra përmban shumë fibra dhe proteina, ndaj do të ndihmojë të eliminosh toksinat dhe ndërkohë është edhe e shijshme.

Brokoli

Brokolit kanë cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore, të cilat krijojnë një efekt mbrojtës kundër shumë llojeve të kancerit. Këto perime evitojnë kapsllëkun e ndërkohe kanë shumë fibra që ndihmojnë në eliminimin e helmeve të trupit.

Domatja

Përmban sasi të mëdha të likopenit dhe vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të metabolizmit duke eliminuar yndyrnat.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top