Këshilla & Arsye

February 10, 2017 | 8:37

4 rregulla për t’i bindur fëmijët pa bërtitur

Asnjë prindi nuk i pëlqen t’i bërtasë fëmijës, por çdo ditë përballen me këtë vështirësi: fëmijë që nuk dëgjojnë, lojëra që nuk i dëshirojnë ose detyra të papërfunduara … dhe në mënyrë të pashmangshme ngrihet zëri.

1

Pse ju nuk keni nevojë të bërtisni?

Nëse i bërtisni fëmijës, ju nuk e inkurajoni që të përmirësohet. Kur një prind bërtet, fëmija mund të mendojë se ka diçka të gabuar me të, pra frikësohet dhe krijon besimin se prindërit nuk e duan. Të bërtiturat mund të jenë shkak për ndjenjat e fajit dhe poshtërimit te fëmijët. Sharjet ndikojnë në vetëbesimin e tyre.

4 rregulla për të bindur fëmijët pa bërtitur:

Për fat të keq jo gjithmonë një strategji e vetme është e vlefshme, por këto janë disa sjellje të dobishme.

Ndihmojini fëmijë të marrin përgjegjësitë

Detyra e vërtetë e një fëmije është që të rritet dhe të bëhet një person i pavarur. Ndihmojini ata të mësojnë të vishen, të lidhin këpucët, të vendosin ushqimin në pjatë, etj. Të mësuarit u jep përvojë fëmijëve dhe i bën ata më të sigurtë. Mos harroni se asnjë fëmijë nuk është i njëjtë, për shkak se çdo qenie njerëzore është unike. Pra, ajo që funksionon për dikë mund të mos jetë e përshtatshme për një tjetër.

Ndryshoni mënyrën për të fituar autoritet

Gjatë momenteve të zemërimit, transmetohet ideja se kush bërtet më shumë ka të drejtë. Por, rreziku është se një sjellje e tillë, edhe pse sporadike, mund të krijojë themelin për një qëndrim agresiv te fëmija. Më vonë ai do tentojë të imponojë përmes ulërimave. Një mënyrë më efektive për të komunikuar është që të përdorni një vështrim të drejtpërdrejtë së bashku me një ton të ulët të zërit. Një tjetër metodë është që të flisni ngadalë: kur transmetoni siguri, më një vështrim të thjeshtë arrin të përcjellësh autoritetin dhe respektin.

Gjuha e pasaktë

Nëse aplikoni rregulla të qarta dhe të sakta, për një fëmijë do të jetë më e lehtë të kuptojë. Ndryshimi i gjuhës së përditshme ka pasoja pozitive, sepse ndihmon të menaxhoni zemërimet e momentit. Në vend se të thoni “Ulu!” është më mirë të thoni, “Uluni në tryezë të hani”. Shprehja, “Faji i kujt është?” të zëvendësohet me “Çfarë ndodhi?”. Komunikimi efektiv është thelbësor për të dalluar personin nga sjellja.

Mëso të thuash jo

Mos kini frikë të thonë se nuk ka! Kufizimet dhe ndalimet janë të nevojshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top