Mirëqenie

September 28, 2017 | 11:01

4 shenja që trupi juaj ka nevojë për më shumë acid yndyror Omega-3

Yndyra është po aq e rëndësishme për trupin tuaj sa ushqyes të tjerë, nëse merret në masën e duhur.  Kur flasim për yndyrë ekziston një lloj acidi yndyror që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin tuaj, që është acidi yndyror omega-3.

1

Acidet yndyrore Omega-3 janë acide yndyrore që luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sistemeve të trupit tuaj. Nivelet e ulëta të acideve yndyrore në trup mund të çojnë në probleme të dëmshme shëndetësore që mund të parandalohen. Ja se si mund të tregojë trupi nevojën për më shumë acide yndyrore omega-3.

1- Sëmundjet e zemrës

Nëse merrni diagnozë me nivele të larta kolesteroli, presion të lartë të gjakut ose ritme të parregullta në zemër atëherë mund të keni nevojë për omega-3. Ndihmon sistemin kardiovaskular, duke reduktuar nivelet e kolesterolit të keq, duke rritur nivelet e mira të kolesterolit, duke reduktuar formimin e mpiksjes së gjakut dhe duke reduktuar oksidimin e kolesterolit të bllokuar në arterie.

2- Funksion mendor i dobët

Acidet yndyrore omega-3 konsiderohen vendimtare për performancën e duhur mendore, nivelet e këtij lloji të rëndësishëm të acideve yndyrore ndihmojnë në ndërtimin e membranave të rëndësishme në tru, gjë që përmirëson funksionin e trurit dhe përmirëson kujtesën. Nivelet e ulëta të acideve yndyrore omega-3 mund të çojnë në çrregullim të vëmendjes / hiperaktivitetit (ADHD) dhe performancë të dobët akademike.

3- Dhimbje të nyjeve

Dhimbjet e nyjeve mund të jenë rezultat i rritjes së niveleve të inflamacionit në nyje, që mund të ndodhin në mungesë të niveleve të duhura të acideve yndyrore omega-3, që veprojnë për inflamacion në trup, parandalojnë ngurtësinë e nyjeve, dhe sëmundje të tjera inflamatore si artriti reumatoid.

4- Depresioni

Nivelet e ulëta të acideve yndyrore omega-3 mund të çojnë në depresion ose të përkeqësojnë simptomat ekzistuese, acidet yndyrore luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e emocioneve dhe kontrollimin e shenjave të depresionit. Në fakt, një studim i publikuar në vitin 2009 nga CNS Neuroscience and Therapeutics thotë se, shtesat e acideve yndyrore omega-3 ishin më efektive në trajtimin e shenjave të depresionit tek të rriturit dhe fëmijët se sa placebos.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top