Gjuha e trupit ose komunikimi joverbal, nuk është një gjuhë zyrtare si komunikimi verbal. Pavarësisht se është jo vullnetare, gjuha e trupit ka një ndikim të fortë te bashkëbiseduesit tanë.
Këtu janë 5 të sinjalet gjuhësore pak të njohura.
Lëvizja e vetullave
Kur takojmë dikë lëvizim vetullat për disa çaste, derisa arrijmë një pozitë më të rehatshme. Kjo ndodh kur takoni dikë për herë të parë, por që ju e njihni nga Facebook, ose e keni parë diku.
Buzëqeshje e rreme
Studimet nga Paul Ekman dhe kolegët e tij theksojnë dallimet mes një buzëqeshjeje të vërtetë, që tregon emocion të sinqertë të lumturisë dhe buzëqeshjes së shtirur. Kryesore janë sytë. Një buzëqeshje kur është e sinqertë, ajo përfshin sytë, shkëlqejnë së bashku me buzët. Kur një person përpiqet të buzëqeshë me sforco, sytë e tij nuk përgjigjen në përputhje me lëvizjen e gojës.
Prekja
Prekja e qafës ose hundës janë shenja të stresit dhe ankthit.
Dremitja
Dremitja është një mënyrë që tregon mungesë interesi në atë që dikush është duke thënë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.