Marrëdhënie

August 18, 2018 | 8:15

4 sinjale që do t’ju bëjnë të kuptoni se nuk është dashuria e jetës suaj

Ndoshta ju mendoni se është dashuria e jetës suaj, por sa herë jeni ndjerë të pasigurt në marrëdhënie? A keni menduar ndonjëherë se nuk e doni veten? A mendoni se nuk ju mbështet në ndonjë qëllim që ju e doni?

Nëse përgjigjet janë konfirmuese, fatkeqësisht personi që keni zgjedhur nuk është për ju:

Ju bën të ndiheni të pasigurt:

Nëse nuk ndiheni të sigurt për ndonjë gjë, domethënë se çfarë do të bëni sot me partnerin tuaj, aq më pak në fund të muajit, është sepse nuk është dashuria e vërtet e jetës suaj. Personi që ju do, do të bëjë plane me ju sot, nesër dhe gjithmonë, sepse gjithmonë do t’ju shohë dhe do të jeni të rëndësishëm në jetën e tij.

Ai nuk e harron të kaluarën e tij:

Nëse partneri juaj kujton ish-in e tij dhe vazhdon t’ju krahasojë ju me atë, ndodh sepse nuk ju do dhe ndoshta është koha për të thënë lamtumirë. Një person që ju do, nuk jeton duke ju krahasuar, sepse ju duhet të jeni më i rëndësishmi në jetën e tij.

Ju ndjeheni vetëm:

Nëse jeni me një partner dhe ndiheni të vetmuar, nuk ju dëgjon, ose shiheni vetëm kur jeni ballë për ballë, është koha t’i tregoni atyre se marrëdhënia duhet të përfundojë.

Asnjë kimi:

Kimia është 50% e marrëdhënies, nëse e sheh partnerin dhe nuk dëshiron të flasësh me të, apo qesh me të, ndodh sepse ai person nuk gjeneron asgjë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top