Mirëqenie

February 19, 2018 | 10:41

4 truke për të njohur orizin toksik plastik

Kina mbetet prodhuesi më i madh në botë i orizit. Ata prodhojnë më shumë se 200 milion ton në vit, dhe një pjesë e mirë eksportohet në të gjithë botën. Por ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm, jo vetëm në pesticidet kineze që përdoren në bujqësinë kineze, por sipas njoftimeve, orizi është gjithashtu objekt. 

Niseshteja e patates përzihet me plastikë (p.sh. resina sintetike) dhe pastaj prodhohet ne formën e orizit dhe aromatizohet me “aromën e orizit”. 

Falë këtyre trukeve të thjeshta mund të provoni nëse orizi është i shëndetshëm dhe pa plastikë: 

Testi i ujit

Derdhni një lugë gjelle oriz të papërpunuar në një gotë me ujë të ftohtë dhe përziejeni me forcë. Nëse orizi mbetet në fund, nuk ka probleme, por nëse kokrrat fluturojnë në sipërfaqe, tregoni kujdes!

Testi i zjarrit

Mundohuni të ndizni një kokërr orizi të vogël me një shkrepëse ose çakmak. Nëse fillon të digjet menjëherë dhe ka erën e plastikës, ju e dini se çfarë duhet të bëni: mos e hani atë! 

Testi i shtypjes

Nëse përpiqeni të shtypni disa kokrra orizi dihet që ato do të kthehen në një pluhur të bardhë, por orizi plastik vende- vende ka shenja të verdha.

 Testi i mykut

Nëse dëshironi të siguroheni që orizi që hani është i shëndetshëm, vendosni një sasi të vogël në një enë vakumi dhe lëreni atë në një vend të ngrohtë. Nëse myku nuk formohet brenda dy ditësh, është një oriz plastik.

Duke ndjekur këto masa paraprake jeni të sigurt që nuk po gëlltisni orizin që dëmton shëndetin tuaj. 

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top