Ka ushqime që janë veçanërisht të rëndësishme për shëndetin e florës së zorrëve dhe thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit. Sipas ekspertëve, perimet janë ndër ushqimet më të rëndësishme për aktivizimin e metabolizmit.
Edhe proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme i përkasin kësaj kategorie. Falë karakteristikave të tyre, nëse kombinohen saktë ato formojnë bazën për një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.
Proteinat cilësore. Për të djegur më shumë yndyrë është thelbësore të shtoni proteina cilësore në dietën tuaj. Ato janë thelbësore për ndërtimin e muskujve dhe marrin pjesë në funksione të shumta të trupit.
Ushqimet e rekomanduara: peshk të bardhë, pulë, vezë, bishtajore dhe mish viçi.
Vaj kokosi dhe derivatet e tij. Ato përmbajnë acide yndyrore me zinxhir të mesëm dhe janë një burim i shkëlqyeshëm i energjisë. Është e mundur që të zëvendësohen vajrat vegjetale me vajin e arrës së kokosit, për të patur një alternativë më të shëndetshme.
Si ta përdorni: vajin e gatimit, qumështin e arrës së kokosit për vitamina dhe ëmbëlsira, miellin e arrës së kokosit si zëvendësues të miellit të bardhë.
Farat Chia. Farat e lirit dhe luledielli janë të pasura me acide yndyrore omega 3, të cilat ndihmojnë në humbjen e peshës dhe uljen e niveleve të kolesterolit. Këto fara janë gjithashtu të pasura me fibra, duke stimuluar lëvizjen e zorrëve, si dhe përshpejtojnë metabolizmin.
Si t’i përdorni farat: ato mund të përfshihen në smoothie, sallata ose ëmbëlsira. Farat Chia dhe liri mund të zëvendësojnë vezët në recetat vegane.
Perimet. Ato janë të pasura me fibra veçanërisht të dobishme për florën e zorrëve. Sugjerohet të preferoni perime me gjethe jeshile si lakër, spinaq, brokoli, lulelakër, asparag, karota dhe domate.
Edhe erëzat si xhenxhefili, shafrani dhe kanella kanë veti termogjene, dhe na ndihmojnë të djegim më shumë yndyrë duke aktivizuar metabolizmin.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.