Mirëqenie

June 13, 2017 | 12:00

4 ushtrime kundër stresit

1Përsërisni këto ushtrime së paku tri ditë gjatë një jave. Filloni me dy apo tri përsëritje të çdo ushtrimi dhe pas një kohe do të arrini t’i bëni 21 përsëritje.

 

Ngritja e këmbëve

Shtrijuni në shpinë, duart mbani të shtrira në dysheme pranë vetes, shuplakët të kthyera nga lart. Merrni frymë dhe ngrini këmbët nga dyshemeja sa më lartë që mundeni. Mbani këmbët dhe shputat të shtrira. Nxirrni frymën derisa jeni duke u kthyer në pozitën fillestare.

Ulja e devesë

Uluni në gjunjë në dysheme, duke i mbajtur këmbët të mbledhura, duart të lëshuara pranë trupit, shuplakat të kthyera nga trupi. Lëshojeni mjekrën në drejtim të gjoksit dhe merrni frymë. Ngadalë kokën kthejeni mbrapa, pastaj përkuluni sa më shumë që të jetë e mundshme prapa. Duart, si mbështetje vendosni në pjesën e poshtme të trupit . Nxirreni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.

Ngritja e tavolinës nga prapa

Uluni në dysheme, këmbët mbajini të lakuara në gjunjë dhe të hapura në gjerësinë e kërdhokullave, shputat të shtrira në dysheme. Duart të jenë pas trupit, shuplakat në dysheme me gishta të kthyer nga trupi. Merrni frymë. Ngrini vithet nga dyshemeja dhe derisa kërdhokullat, gjoksi dhe brinjët tuaj të mos jenë paralel me dyshemenë. Nxirrni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.

Brezi lart/brezi poshtë

Shtrijuni në bark, shuplakat të shtrira në dysheme nën krah, shputat të ndara në gjerësinë e kërdhokullave. Ngrijeni pjesën e epërme të trupit . Nxirreni frymën dhe ngrini kërdhokullat lart. Mjekrën shtyjeni në drejtim të gjoksit. Nxirreni frymën dhe kthehuni në pozitën fillestare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top