Lifestyle

September 28, 2017 | 11:58

40-vjeçarja martohet me veten: ‘Lumturia ime nuk varet nga dikush tjetër’

Laura Mesi thotë se është e hapur për dashuri në të ardhmen, por nuk do të presë për “princin e kaltër”.

3

Një grua italiane ka bërë bujë në medie në të gjithë botën pasi u martua në një ceremoni me një fustan të bardhë, një tortë, me shoqëruese dhe 70 mysafirë.

Laura Mesi, një instruktore palestre nga qyteti i vogël i Lissone pranë Milanit, besohet të jetë gruaja e parë në vend që martohet me veten.

40-vjeçarja tha se ideja e një martese me veten- e cila nuk ka rëndësi ligjore – erdhi  dy vjet më parë, pasi martesa e saj 12-vjeçare mori fund.

4

Ajo i tha për La Repubblica: “U thashë të afërmve dhe miqve të mi se, po të mos gjeja mikun tim shpirtëror, do të martohesha me veten në ditëlindjen time të 40-të”.

Ajo tha se nuk e refuzon mundësinë që një ditë të gjejë përsëri dashuri, por tha se ajo mund të “jetojë një përrallë edhe pa Princ”.

Nëse nesër gjej një njeri për të ndërtuar një të ardhme, unë do të jem e lumtur, por lumturia ime nuk do të varet prej tij”, shtoi ajo.

5

Ajo tha se kishte shpenzuar pak më shumë se 10,000 euro, por ishte në gjendje të mbulonte shpenzimet e ceremonisë nëpërmjet dhuratave nga 70 të ftuarit e dasmës.

Zonja Mesi tha se familja e saj kishte mbështetur vendimin  – duke përfshirë edhe vëllain, i cili fillimisht ishte skeptik, por shërbeu si një kurorëzues në ceremoni.

Ajo besohet të jetë gruaja e parë që realizon një martesë të vetme në Itali, por në fillim të këtij viti Nello Ruggiero ishte dhëndri i parë që u martua me veten në një ceremoni në Napoli.

Zonja Mesi është një nga një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve që po hyjnë në një martesë me veten e tyre pa pasur një partner.

6 7 8 9

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top