Këshilla & Arsye

April 27, 2016 | 15:49

“42 kryetarët e Tiranës”, histori-biografia nga Valter Gjoni

kryetaretPër herë të parë, një botim mirëfilli për figurën e krerëve që kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës që prej krijimit të saj. Autori i këtij botimi, Valter Gjoni sjell historinë e drejtimit të Tiranës në gjurmët e krerëve që kanë dhënë kontributin e tyre faktik në drejtimin e qytetit. Ky botim sjell një histori të shkurtër të secilit prej 42 drejtuesve të kryeqytetit. Kreu aktual i Bashkisë, Erion Veliaj tha se “çdo kryetar Bashkie duhet të vlerësohet për punën që bën dhe jo për bindjet e tij politike. Kemi një shans historik për t’i shërbyer Tiranës. Çdo orë e shpenzuar me debatet e ditës, me betejat politike, me baltën dhe stërkëmbëshat që fatkeqësisht nuk ia kursejmë njëri-tjetrit janë një humbje spektakolare. Në qoftë se ka një mesazh që na vjen nga ky botim është fokusi te puna. Koha kalon shpejt, mandatet ikin shpejt, por në fund të ditës, secili prej nesh vlerësohet nga puna dhe nga kontributi që jep”. Për autorin e kësaj histori-biografie, Valter Gjoni, kjo ditë ishte e veçantë pasi të pranishëm në promovim ishin edhe familjarët e ish-kryetarëve të Bashkisë së Tiranës. Një ndër to ishte i biri i Ali Bakiut, Kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili si studiues vlerëson progresin e kryeqytetit në këto vite, edhe pse sipas tij ka ende punë për të bërë.

“42 kryetarët e Tiranës” është libri biografiko-historik i Valter Gjonit që sjell imazhet dhe biografinë e atyre që ndër vite kanë drejtuar Bashkinë e kryeqytetit. Libri fillon që nga kryetari i parë i Bashkisë, Zyber Hallulli e deri tek Erion Veliaj. Në mënyrë kronologjike, autori ka renditur të gjithë kryebashkiakët që nga viti 1113 e deri më sot. Libri “42 kryetarët e Tiranës” hapet me një dedikim të kryebashkiakut Veliaj për librin dhe autorin e tij Valter Gjoni. Autori i këtij libri ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe 8 botime për vlerat historike dhe kulturore të Tiranës. Ai u propozua për titullin “Qytetar Nderi”.

valter gjoni

Valter Gjoni,

autori i botimit

“42 kryetarët e Tiranës”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top