Në fokus

January 11, 2017 | 8:15

47% e vendeve të punës do të zhduken në 25 vitet e ardhshme, sipas Universitetit të Oksfordit

Teknologjia është një nga shkaktarët kryesorë për zhdukjen e një sërë profesionesh, sidomos në sektorin prodhues. Sipas Art Bilger, ekspert në “Wharton School of Business” të Universitetit të Pensilvanisë, kambanat e alarmit kanë kohë që bien. Ai paralajmëron se gjithë shtetet e zhvilluara do të humbasin 47% të profesionistëve dhe të krahut të punës brenda 25 viteve të ardhshme.

1

Në vitet në vazhdim një sërë profesionistësh të klasës së mesme do të ngelen të papunë. Jo vetëm që kompjuterat do të jenë të aftë të kryejnë detyrën me një kosto më të ulët se njerzit ,por ato do të jenë dhe më efikas në këtë proces. Ndërkohë, pasuria dhe përfitimet do të përqëndrohen tek super të pasurit të cilët përbëjnë 1 % të popullsisë globale. Për t’u përballur me pasojat negative të kësaj dukurie, Bilger ka themeluar një shoqatë jo fitimprurëse, misioni i të cilës është të paralajmërojë publikun dhe të krijojë plane për të minimizuar papunësinë.

Kontabilistë, mjekë, avokatë, mësues dhe analistë financiarë kini kujdes: punët tuaja nuk janë të sigurta!

Kompjuterat do të jenë në gjëndje të analizojnë të dhënat e grumbulluara dhe të marrin vendime financiare dhe mjekësore. Nëpërmjet tyre do të ulet korrupsioni dhe mundësia për të diagnostikuar sëmundjet gabim. Ndaj ai propozon që qeveritë të marrin masa për t’u siguruar të ardhura bazike personave të prekur nga kjo dukuri. Më pas do të jenë të nevojshme programe ri –edukimi, sipas të cilave individët do të fokusohen në qëllime dhe punë të tjera, për të cilat tregu do të ketë nevojë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top