Studim

September 19, 2022 | 20:27

5.1 miliardë njerëz ndoqën drejtpërdrejtë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

 

BBC-ja ka raportuar të hënën se funerali i saj është parë nga afërsisht 63.2 për qind e popullsisë së botës. Sipas raportimit, kjo është ngjarja e vetme e një rëndësie të tillë që është transmetuar drejtpërdrejtë.

24-1

Në Pallatin Uindsor është mbajtur ceremonia përmbyllëse e varrimit të Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Udhëheqësi i ceremonisë, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së saj, Mbretëreshës Elizabeta”.

“Në kohën e ndryshimeve kaq të shpejta, në këtë botë me probleme, qetësia e saj dhe prania dinjitoze, na ka dhënë besim për t’u përballur me të ardhmen, ashtu siç është përballur ajo, me kurajë dhe shpresë”.

Kjo ceremoni është përmbyllur me këngë kishtare.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në histori.

12-6

***

Orë të tëra në radhë e të lodhur, por me dëshirën e madhe për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës Elizabeth II. Nga pamjet alternative nga funerali i monarkes, disa kishin zgjedhur të vishnin kostume të zeza, ndërsa të tjerë kishin zgjedhur një veshje më casual me xhinse dhe bluza. Veteranët mbanin medalje ndërsa turistët ishin ulur mbi valixhe. Të tjerë në batanije apo edhe në këmbë.

Turma ishte e larmishme po qëllimi i tyre ishte një, për t’i bërë nderime mbretëreshës së ndjerë. Qytetarët pritën më orë të tëra për të parë të kalonte kortezhi me arkëmortin e monarkes së ndjerë.

5-5 11-1 13-2 10-4 1-7

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top