Marrëdhënie

June 18, 2018 | 10:30

5 armiqtë që vrasin dëshirën për intimitet…

Në marrëdhënien mes një çifti mund të ndodhë që dëshira seksuale të zbehet. Megjithatë, për të mirën e jetës së bashku është mirë të shmanget harresa për një kohë të gjatë e kënaqësive erotike. Jepuni hapësirë mbi të gjitha marrëdhënieve intime me partnerin tuaj, me gjeste të vogla që mund të kthehen në kënaqësi.

Të rizbuloni lidhjen me njëri-tjetrin është një çështje e të dëgjuarit, e dëshirës për të qenë bashkë.

Në këtë aspekt, më poshtë ju tregojmë armiqtë që vrasin dëshirën.

1. Atij i pëlqen në mëngjes, juve jo? – Po, është e vërtetë. Shumica e njerëzve duan seks në mëngjes, është një çështje kimie. Niveli i testosteronit është më i lartë gjatë orëve të para të ditës. Gratë zakonisht preferojnë qetësinë e mbrëmjes. Ndryshimi, në një lidhje të gjatë dashurie,mund t’i japë një goditje rutinës dhe të shtojë dëshirën e erosit; kështu që kjo është një arsye e mirë për të mos thënë jo. 

2. Dieta heq oreksin seksual – Të ushtroni në palestër format tuaj fizike ka efekte pozitive në shëndetin dhe vetë-respektin tuaj, por aktiviteti fizik mund të ketë pasoja negative për dëshirën seksuale të femrave. Megjithatë, mbani mend se meshkujt janë shumë pak të interesuar në masën yndyrore apo celulitin.

3. Hapësirë për pesë shqisat – Prekja është e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin erotik, por më tepër si një akt i vëmendjes ndaj tjetrit. Të prekni lëkurën tuaj dhe të partnerit është një takim i jetës: ky akt i thjeshtë ndihmon për të gjetur besimin dhe nxit intimitetin. Edhe nëse ju jeni së bashku për një kohë të gjatë, gjeni vlerën e një ledhatimi apo të një puthjeje në buzë, të ulur krah për krah në divan për të luajtur si macet: kujtimet e nuhatjes janë të lidhura me emocionet më të thella.

4. Zemërimi dhe stresi jashtë shtratit – Nuk duhet të lejoni që grindjet dhe frustrimet t’ju shkatërrojnë. Arma më e mirë për qetësinë e një çifti është dialogu: para se të nxitoni për në krevat flisni për atë që ju shqetëson dhe ju emocionon. Shpesh ne nuk tregojmë arsyet e vërteta se pse jemi keq apo gabim dhe fillojmë të fajësojmë njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë për të rifituar afrimin është të filloni bisedën me fjalët “Unë ndihem…”.

5. Dembelizmi i bën keq dashurisë – Sipas një studimi, aktiviteti fizik i moderuar ndihmon dëshirën. Të ndiheni mirë në trupin tuaj dhe të keni një partner në gjendje të ndjehet në harmoni në një nivel psikofizik, ndihmon për një performancë më dinamike dhe të lumtur. Lehtësia e trupit korrespondon me lehtësinë mendore. Të trajtoni trupin tuaj me dashuri, pa objektiva të pamundur, do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë dhe lumturinë: emocionin e një vitaliteti pafund.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top