Këshilla & Arsye

December 7, 2015 | 10:46

5 arsye për mbajtjen e qenit në shtratin tuaj

Shumica e pronarëve i lejojnë qentë e tyre që të ndajnë të njëjtin shtrat sëbashku gjatë natës. Janë disa arye se pse ndarja e shtratit me qenin tuaj është e dobishme. Nëse ju jeni duke kërkuar justifikim të përsosur për praninë e qenit tuaj në shtrat, shikoni këtë listë!

1.Qentë lehtësojnë ankthin

Qeni do t’ju bëjë bëjë të ndjeheni të qetë dhe të relaksuar gjatë natës. Duke fjetur me qenin tuaj në shtrat mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe do t’ju ofrojë qetësi.

2.Qeni ju bën të ndjeheni të sigurtë

Një nga arsyet më të mëdha që shumica e njerëzve marrin qentë në vendin e parë është që të ndjehen më të sigurt.  Nuk ka rëndësi , nëse ju keni marrë një qen të trajnuar plotësisht për mbrojtjen personale apo një qen që do të të lajmërojë me lehje. Të gjithë ju duhet të ndiheni të sigurtë, nëse qeni flë në anën tuaj. Reduktimi i ndjenjave të frikës do të përmirësojë pjesën tjetër  të natës.

3.Qentë e dashurojnë këtë

Qentë janë oportunistë, kështu që nëse ju jepni atyre mundësinë për të fjetur në shtrat me ju, ata do ta bëjnë këtë sepse e duan. Kjo i bën ata të ndjehen po aq të qetë dhe të sigurtë sa ju.

4.Qentë janë të ngrohtë dhe komod

Batanijet dhe jastëkët janë të ngrohtë dhe të rehatshëm, por ata thjesht nuk krahasohen me trupin e ngrohtë të një qeni me lesh të butë. Shumë pronarë pranojnë të flejnë me qentë e tyre, sepse ai i ngrohtë gjatë natës.

5.Qentë përmirësojnë depresionin

Siç lehtësojnë ankthin, qentë kanë  provuar që reduktojnë simptomat e depresionit tek njerëzit. Qentë ofrojnë dashuri pa kushte që shumë njerëz mendojnë se nuk mund ta gjejnë diku tjetër dhe të kesh një qen për të përkëdhelur natën i bën ata të ndjehen më mirë. Nëse jeni duke kërkuar për lehtësimin e depresionit, qeni është një zgjidhje e madhe.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top