Mirëqenie

February 11, 2019 | 11:41

5 arsye pse pjekja bën mirë për shëndetin mendor

Përzierjet e ndryshme në kuzhinë mund të bëjnë shumë më shumë sesa thjesht krijimi i ushqimeve të këndshme, ato sjellin përfitime të shumta si në kuzhinë ashtu dhe në shëndet. Në fakt, pjekja është gjetur të ketë vlerë terapeutike që ndihmon për të lehtësuar depresionin dhe ankthin. Dhe duke parë se një në katër persona bie pre e problemeve të shëndetit mendor në një moment të caktuar të jetës së tyre, kjo terapi e shëndetshme është e mirë për gjithë familjen.

  1. Gatimi është meditativ

Çdo aktivitet që merr gjithë vëmendjen tuaj – veçanërisht nëse është i thjeshtë dhe përsëritës – mund të ketë një cilësi qetësuese dhe meditative. Procesi i peshimit të gjalpit dhe sheqerit, rrahjes së vezëve dhe palosjes krijon qetësi në mendje dhe lehtëson proceset e të menduarit negativisht.

  1. Pjekja stimulon shqisat

Prekja e miellit, tingujt e blenderit dhe sigurisht aroma e këndshme e produktit përfundimtar – të gjitha këto stimulojnë shqisat, të cilat rritin endorfinën.

  1. Aktivitet ushqyese të bëjnë të ndihesh mirë

Pjekja – dhe çdo lloj gatimi ose përgatitje ushqimi – është në fund të fundit për të ushqyer veten dhe të tjerët. Për të brendësuar këtë përfitim, bëni një përpjekje për t’i kushtuar vëmendjen tuaj të plotë përbërësve të shëndetshëm dhe dashurisë për gjërat e pjekura.

  1. Pjekja është kreative

Psikologët kanë gjetur një lidhje të fortë midis kreativitetit dhe mirëqenies së përgjithshme – kështu që eksperimentoni me receta të ndryshme.

  1. Bëni njerëzit e tjerë të lumtur

Një nga gjërat më të mira në lidhje me pjekjen është se ju mund t’i jepni krijimet tuaja dhe t’i bëni njerëzit e tjerë të ndjehen të lumtur – gjë që më pas iu bën të ndiheni mirë dhe të buzëqeshni. Kjo është një fitore e favorshme.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.goodnet.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top