Këshilla & Arsye

June 7, 2019 | 10:13

5 arsye të mira pse duhet të shkoni në punë me biçikletë

Avantazhet e lëvizjes me biçikletë në krahasim me një makinë dihen se janë të pafundme. Këtë e vënë në dukje shumë mjekë, por kur bëhet fjalë për ta praktikuar, jo gjithmonë është aq e lehtë. Më poshtë ju tregojmë disa arsye që janë mjaft të mira për t’ju bindur që të filloni të shkoni në punë me biçikletë:

  1. Do të jetoni më gjatë.

Në një studim të Anderson Lars Bo që u zhvillua në Danimarkë dhe përfshiu 30.000 njerëz, u zbulua se njerëzit që udhëtonin me biçiklete, me një mesatare prej 3 orësh në javë ulën rrezikun e vdekshmërisë me  40% në krahasim me njerëzit që nuk e bëjnë këtë.

  1. Do të ulni ndjeshëm kolesterolin.

Një studim ka monitoruar 100 qytetarë që udhëtonin me biçikletë dhe ka zbuluar se kolesteroli i tyre i mirë HDL u rrit, ndërsa kolesteroli i keq LDL u reduktua ndjeshëm. Kjo ka bërë që të ulet edhe rreziku i sulmeve në zemër.

  1. Zvogëloni ndotjen e ekosistemit në qytetin tuaj.

Nëse udhëtoni me biçikletë për në punë, ju nuk kontribuoni në ndotjen e ambientit çdo ditë.

  1. Nuk do e vrisni më mendjen për parking.

Gjetja e parkimit është e vështirë. Duke udhëtuar me biçikletë, ju mund të shmangni në mënyrë aktive makthin në mëngjes, duke mos u përpjekur të gjesh parkim, pasi thjesht mund ta vendosësh biçikletën në zyrë apo ta lidhësh jashtë me një zinxhir. Mund të investoni edhe duke blerë një biçikletë elektrike.

  1. Pedaloni për të shpëtuar sistemin.

Zyrtarisht, dita pa makinë në botë është 22 shtatori; por kjo nuk duhet të jetë e vetmja ditë që duhet ta doni këtë lloj stërvitje për të hequr dhjamin nga trupi dhe për të shpëtuar planetin.

 

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top