Në fokus

October 12, 2016 | 9:56

5 arsyet pse brezi i ri nuk do fëmijë

Raportet e fundit thonë se brezi i ri ka nivelin më të ulët të lindjeve në krahasim me gjeneratat e mëparshme. Për femrat  20 vjeç, lindshmëria ka rënë me 15 për qind ndërmjet viteve 2007 dhe 2012. Shumica e këtij brezi ka zgjedhur një jetë që nuk ka të bëjë me rritjen e fëmijëve dhe ata kanë arsye mjaft të vlefshme për të mbështetur atë.

1.Fëmijët janë super të shtrenjtë

Shumica e brezit të ri ka barrën e borxhit si studentë dhe kjo peshon mbi ta për një pjesë të mirë të jetës së tyre në të ardhmen. Ata kanë kredi studentore dhe një fëmijë shton akoma më tepër borxhin e tyre.

2.Popullsia e botës është tashmë në rritje në një shkallë alarmante

Popullsia jonë në rritje të shpejtë është një shqetësim i madh për shumë arsye. Mbipopullimi ndikon në çështjet e mjedisit dhe të shëndetit. Mbipopullimi do të thotë burime të kufizuara. Brezi i ri beson se duke u shtuar në këtë planet të mbipopulluar, thjesht nuk ka kuptim.

3.Jo të gjitha gratë natyrisht kanë instinkte të nënës

Jo të gjitha gratë duan dhe duhet të kenë fëmijë,- disa gra nuk kanë instinktet e nënave dhe ato thjesht mendojnë se të qenit nënë nuk është për to. Një grua ka zgjedhje nëse ajo dëshiron të mbajë fëmijë,  pavarësisht nga besimi stereotipik se ajo është “egoiste”.

4.Brezi i ri do karrierë, jo FËMIJË

Një studim i bërë nga “Harvard Business School” ka treguar se balancimi mes karrierës dhe fëmijës është gati i pamundur. Studimet thonë se: gratë shumë më shpesh se meshkujt, duhet të bëjnë sakrifica të karrierës për të rritur një familje. Në përgjithësi, femrat e orientuara në karrierë e shohin prindërimin si diçka që merr suksesin e tyre në punë.

5.Një frikë e fortë ekziston për probleme të shëndetit mendor

Brezi i ri lufton me probleme të shëndetit mendor dhe nuk duan të rrezikojnë mundësinë që të rëndohen me problemet që kanë të bëjnë çdo ditë me fëmijët. Sipas studimeve, 1 në 4 amerikanë të moshës 18 vjeç vuajnë nga një çrregullim mendor në një vit të caktuar. Me këtë numër alarmues të lartë, nuk është çudi që brezi i ri të ketë frikë se këto çrregullime kalojnë tek fëmijët e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top