Në fokus

March 23, 2017 | 13:01

5 dhurata emocionale që mund t’ju bëni fëmijëve

Për një prind nuk është e lehtë të menaxhojë emocionet dhe sjelljen e fëmijës gjatë fazave të zhvillimit. Kjo rrugë e rritjes emocionale nuk është vetëm një përgjegjësi, por gjithashtu duhet t’ju sigurohet fëmijëve për një jetë të plotë dhe të vetëdijshme. Nëse do të dëgjoni me kujdes do të vini re se shumë nga frazat që përsërisini në dialogun tuaj të brendshëm janë koncepte që kemi trashëguar nga prindërit tuaj. Kjo bisedë e brendshme me veten mund të jetë pozitive, por gjithashtu mund të kufizojë dhe të dëmtojë thellë vetëbesimin tonë. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi të ndërveproni me fëmijën tuaj.

1

5 dhurata emocionale për t’jua dhënë fëmijëve:

1. Dashuria

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit; gjatë viteve të tyre të para të jetës nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të kesh pranimin e prindërve. Për fat të keq, ka ende njerëz që mendojnë se është më mirë të mos i tregojnë emocionet e tyre, duke e konsideruar atë një shenjë të dobësisë. Sido që të jetë, shkëputja e fëmijës është shpesh shkatërruese dhe mund të gjenerojë në një person të varur dhe të pasigurt.

Në anën tjetër, kur fëmija rritet duke e ditur se ata janë të dashur, ai zhvillon një vetërespekt të shëndetshëm dhe ndjehet mirë për veten e tij. Pra: përqafimet dhe fjalët e mira duhet të jenë buka e përditshme për të gjithë shtëpinë.

2.Kaloni kohë cilësore sëbashku

Një studim i fundit i kryer në Britani të Madhe zbuloi disa të dhëna shqetësuese: Familjet shpenzojnë shumë pak kohë cilësore së bashku. Pas intervistimit të më shumë se 2,000 prindërve gjetën se ata shpenzojnë një orë e gjysmë në ditë me fëmijët e tyre. Çfarë është koha cilësore?

Ajo kohë kur ne jemi plotësisht të pranishëm dhe i kushtojmë vetes ekskluzivisht kohën për të shijuar shoqërinë e njerëzve që e duam. Të shpenzosh më shumë kohë me fëmijët nënkupton organizimin e aktiviteteve në të cilat ne mund të argëtohemi së bashku, duke forcuar lidhjen emocionale që na bashkon. Në fund të fundit, këto janë momentet që llogariten, ato që do të mbeten në kujtesën tonë dhe fëmijëve tanë.

3.Pranimi pa kushte

Prindërimi është diçka që ju e mësoni gradualisht, duke bërë gabime dhe duke u përpjekur t’i rregulloni ato. Një nga çështjet më komplekse dhe të ndjeshme janë fyerjet e rënda të sjelljeve negative. Fëmija duhet të dijë se ai ka bërë diçka të gabuar, kjo e ndihmon të korrigjojë ganbimet e tij, por duhet të dijë se, pavarësisht nga kjo, ne e duam atë. Pranimi i pakushtëzuar përcjell besimin dhe sigurinë, si dhe, në kundërshtim me atë që shumë mendojnë, nuk gjenerojnë fëmijë të pabindur apo të këqinj.

4.Limitet padiskutueshme

Fëmijët kanë nevojë për kufij, të kenë kuptim për botën e tyre, e cila bën të mundur drejtimin e sjelljes së tyre. Kur ata janë të vegjël, mjedisi përreth është krejtësisht i ri dhe mund t’i frikësojë ata, sidomos kur  duhet të marrin vendime për të cilat ata nuk janë të pjekur mjaftueshëm, ose duhet të përballen me pasojat për atë që nuk janë të përgatitur psikologjikisht.

Kufijtë e lejojnë atë të mësojë sesi të sillet në situata të caktuara. Mos harroni se një fëmijë pa kufij nuk është një fëmijë i lumtur!

5.Qëndrueshëmria

Mospërputhja është një nga qëndrimet më të këqija që mund të kenë prindërit. Kur ju u thoni një gjë sot dhe një tjetër nesër, fëmija ndjehet i hutuar dhe në fund, nuk do të respektojë vendimet tona, duke qenë të vetëdijshëm se do të ndryshojmë mendjen shpejt. Kur ne u qëndrojmë premtimeve dhe vendimeve të marra fëmija rrit besimin tek prindërit.

Vetëm me këto veprim pedagogjike, ne mund të sigurojmë një rritje të mirë emocionale të fëmijëve tanë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top