Kujtesa jonë është shumë komplekse dhe në shumë raste tregon sesa interesante ajo mund të jetë. Le të flasim për 5 dukuri interesante në kujtesën tonë:
Ne kujtojmë më mirë çfarë na emocionon
Nëse ne përpiqemi të kujtojmë përvojat që vijnë në mendje, ato janë të lidhura me situata apo ngjarje që mund të kenë qenë pozitive ose të dhimbshme. Gjithashtu, kur ne habitemi ose ndjejmë kureshtje, truri ynë është më i predispozuar për të mësuar dhe ruan informacion në lidhje me ngjarjet.
Gjendja jonë ndikon në atë që kemi mësuar përmendësh
Kur jeni në humor truri memorizon më shumë.
Truri ruan gjërat më të rëndësishme dhe mendja trillon detajet
Duket se vetëm ngjarjet e mëdha apo tronditëse regjistrohen dhe ruhen në trurin tonë. Megjithatë të dhënat nuk janë të koduara aq mirë, kështu që ne shtojmë të pandërgjegjshmen për të shpikur detajet.
Truri është përgjegjës për emocionet
Ky përfundim është marrë nga studime të ndryshme, që lidhin mendimet (pozitive apo negative) me emocionet apo gjendjet që përjetojmë.
Të tjerët mund të manipulojnë kujtesën tonë
Sot ne e dimë se kujtesa nuk na tregon me besnikëri të kaluarën, por ajo na ndihmon që të kemi një pamje personale të ngjarjeve. Ka studime të panumërta që tregojnë sesi kujtesa krijon të ashtuquajturat “kujtimet të rreme”, përmes bisedave me të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.