Këshilla & Arsye

December 21, 2019 | 8:30

5 efektet negative që gjyshërit mund të kenë tek fëmijët, kur kujdesen për ta

Prania e gjyshërve në rastin kur keni fëmijët është e shkëlqyeshme, pasi mund të mbështeteni në ndihmën e tyre kur ju nevojiten. Por ka aspekte të papritura lënia e fëmijëve gjatë gjithë kohës me gjyshërit, që mund të jenë negative për zhvillimin shoqëror, sjellën dhe fizikun e fëmijës.

  1. Fëmijët mund të bëhen të pabindur.

Gjyshërit kanë tendencë të jenë më tolerues ndaj nipërve dhe mbesave. Zakonisht, ata i llastojnë më shumë sesa kanë bërë me fëmijët e tyre, madje bëjnë edhe të kundërtën e asaj që bëjnë ose thonë prindërit e tyre. Ekziston rreziku i prishjes së disiplinës dhe fëmija mund të bëhet i pabindur.

  1. Fëmijët mund të ndiejnë ankth nga prindërit.

Nëse gjyshërit lejojnë fëmijët të bëjnë shumicën e gjërave që dëshirojnë, prindërit përfundojnë duke bërë “të keqin”. Xhelozia dhe konkurrenca mund të zhvillohet te prindërit, të cilët ndjehen të nënvlerësuar dhe të padëshiruar, duke u përpjekur të fitojnë pozicionin kryesor në jetën fëmijëve të tyre. Kjo mund të jetë me të vërtetë stresuese dhe çorientuese për fëmijët, të cilët ndjejnë ankth nga prindërit e tyre.

  1. Fëmijët mund të mos bëjnë mjaftueshëm aktivitet fizik.

Fëmijët janë plot energji dhe duhet të vrapojnë, kërcejnë dhe luajnë për të zhvilluar trupin e tyre si duhet dhe të jenë të shëndetshëm. Shpesh gjyshërit nuk janë në formën më të mirë, ata nuk mund të ndjekin fëmijët në shumicën e aktiviteteve të tyre jashtë. Kjo mund të jetë zhgënjyese për fëmijët, pasi ata ndiejnë nevojën për të lëvizur kur kthehen në shtëpi, por ndodh që disa prindër të jenë të lodhur.

  1. Fëmijët mund të hanë shumë.

Shpesh gjyshërit u japin shumë për të ngrënë nipërve dhe mbesave. Studimet e fundit kanë zbuluar se fëmijët mund të përfundojnë duke vuajtur nga mbipesha, higjiena e keqe e dhëmbëve, apo edhe diabeti, sepse gjyshërit e tyre i llastojnë me ëmbëlsira dhe ushqime të yndyrshme. Ata përpiqen t’i bëjnë më të mëdhenj nipërit e tyre, por mund të shkaktojnë dëme të mëdha shëndetësore.

  1. Fëmijët mund të zhvillojnë aftësi të dobëta sociale.

Kur fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës me gjyshërit, ata nuk janë aq të stimuluar sa të shkojnë për tu bërë miq me fëmijët e tjerë. Ata kanë tendencë të qëndrojnë të qetë brenda marrëdhënieve të tyre të njohura, duke shmangur moshatarët e tyre. Përkundrazi, fëmijët që ndjekin një parashkollor ose kopsht fëmijësh, kanë më pak të ngjarë të kenë probleme të sjelljes sepse zhvillojnë aftësi më të mira sociale.

 

 

Burimi / https://brightside.me/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top