Çdo ditë ne grumbullojmë, stres, ankth, zemërim, trishtim dhe emocione të tjera negative. Për këtë arsye është e rëndësishme që, herë pas here, të kujdesimi të çlirojmë mendjen nga “helmet”. Jo gjithmonë duhet të mbyllim sytë dhe të injorojmë atë që po ndodh brenda nesh.
Nuk duhet të lejojmë pakënaqësitë, fajin, të bëhen kronike, sepse efekti i tyre grumbullues ‘i deh’ mendjet tona. Le të shohim në detaje:
Zemërimi
Ky është një mekanizëm i vetëmbrojtjes, por ka një kufi që nuk duhet të tejkalohet. Për më tepër, zemërimi rrit me 75% rrezikun e sulmit në zemër.
Fyerja
Nëse nuk jeni në gjendje të ktheni faqen do i nënshtroheni një dhimbjeje të vazhdueshme emocionale.
Pakënaqësia
Të ndjeheni të pakënaqur mund të jetë një nxitje për përmirësim. Por, kur kemi humbur gëzimin e jetesës dhe kjo bëhet një gjendje e vazhdueshme emocionale, vjedh energjinë tonë.
Faji
Faji mbush mendjen me fyrje, ankesa dhe shqetësime të vazhdueshme. Si rezultat i kësaj, ju do të ndjeheni me më pak vlerë, dhe jo të përmbushur.
Frikë
Kjo është e dobishme kur paralajmëron përballjen me një rrezik të pashmangshëm. Megjithatë, nëse ajo humbet funksionin normal, atëherë bëhet një pengesë e panevojshme, një kufi që shkatërron aftësinë tonë për t’u përgjigjur në një mënyrë të shëndetshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.