Këshilla & Arsye

July 3, 2017 | 12:55

5 faktorë që ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës në grup

Është fat nëse në grupin e punës keni anëtarë me të cilët mund të merreni vesh lehtësisht, në ato raste kur nuk e keni këtë fat hyn në lojë drejtimi i duhur i skuadrës.

1

Disa anëtarë mund të prishin edhe punën e të gjithë skuadrës, prandaj drejtimi dhe menaxhimi i duhur si edhe përdorimi i strategjive efikase janë shumë të domosdoshme.

Strategjitë shumë të mira nuk mund ta kapërcejnë dështimin e një ekzekutimi të dobët nga ana e anëtarëve të skuadrës, ndërsa një ekzekutim në nivele sa më të larta mund ta anashkalojë përdorimin e një strategjie të dobët.

Secili individ ka rëndësinë e tij në skuadër, por skuadra si një e vetme ka më shumë rëndësi se të gjithë individët, prandaj më poshtë do të njiheni me

5 faktorë që ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës në grup:

1. Besimi

Besimi është bërthama e mirëfunskionimit të çdo skuadre.
Në librin e tij, “The Five Dysfunctions of a Team”, me autor Patrick Lencioni, ai shprehet se “Pa besim një skuadrër e ka të pamundur të funksionojë”.
Veprimi më i rëndësishëm që një drejtues duhet të bëjë për të inkuarajuar ndërtimin e një skuadre pune ku të ekzistojë fryma e besimit ndaj njëri-tjetrit është të tregohet pikë së pari fleksibël dhe jo të jetë gjithmonë brenda rolit të diktatorit.

2. Komunikim sa më i qartë

Anëtarët e skuadrave sa më produktive duhet të kënë aftësi që të shprehin mendimet e tyre sa më qartë të jetë e mundur. Por jo vetëm kaq, ata duhet të jenë dëgjues aktivë dhe të japin ndihmesën e tyre për të gjithë anëtarët e tjerë të skuadrës.

3. Qëllim i përbashkët

Një ndër faktorët kryesorë për një funskionim sa më të mirë të punës në skuadër është të pasurit e një qëllimi të përbashkët. Në librin e tij “Wisdom of Teams”, Jon Katzenbach shkruan se nëse objektivat afatshkurtra nuk përputhen me objektivat afatgjata të kompanisë tuaj, atëherë punonjësit do të jenë shumë konfuzë dhe mbi të gjitha nuk do të jenë aspak produktivë.
Puna në skuadër funksionon më së miri nëse objektivat që duhet të arrijnë të gjithë punëonjësit janë të mirëpërcaktuara.

4. Menaxhim i mirë i situatave konfliktuale

Është mëse e zakonshme që çdo skuadër të përballet me situata konfliktuale, madje ai është i pashmangshëm në disa raste.
Por menaxhimi i duhur për t’i zgjidhur ato në mënyrën më të mirë dhe më efikase të mundshme është ai që përbën diferencën në kompani të ndryshme dhe është gjithashtu edhe modeli që do të ndiqet edhe nga anëtarët e tjerë të skuadrës.

5. Frymëzim dhe mbështetje për njëri-tjetrin

E fundit, por edhe një prej faktorëve më të rëndësishëm për mirëfunksionimin e punës në skuadër është që secili prej anëtarëve të jetë frymëzim për të tjerët. Një gjë e tillë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rrijten e produktivitetit jo vetëm të anëtarëve të skuadrës por edhe të vetë kompanisë në raport me kompanitë e tjera të së njetës fushë./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top