Këshilla & Arsye

December 3, 2018 | 13:41

5 gjërat, për të cilat duhet të jeni mirënjohës në jetë

Të qenit mirënjohës është diçka që të gjithë duhet ta bëjmë, por fatkeqësisht pjesën më të madhe të jetës e kalojmë duke u ankuar për gjithçka, pa qenë në gjendje të shijojmë momentet. Kjo është arsyeja pse në këtë artikull do të zbuloni gjërat për të cilat ju duhet të jeni mirënjohës në jetë, do të kuptoni se ato janë të pabesueshme dhe se nuk e keni kuptuar.

  1. Ju jeni gjallë

Po, është e qartë por e harrojmë shumë shpesh. Ju keni një jetë që duhet shfrytëzuar çdo ditë. Ju keni mundësinë të shijoni gjërat më të bukura të jetës: përqafimin e dikujt që doni, shijen e kafesë në mëngjes, zhurmën e shiut në dimër. Jeta është diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës çdo ditë.

  1. Dikush ju do

Ne të gjithë kemi dikë që na do dhe kujdeset për ne. Ndoshta ata janë prindërit tuaj, fëmijët, partneri. Ndjeni se dashuria që ju rrethon është një nga gjërat më të rëndësishme që ju mund të keni në jetë dhe që ju bënë vërtet me fat.

  1. Ju keni një vend për të jetuar

Mos harroni se jo të gjithë e kanë këtë fat. Nuk ka rëndësi nëse nuk është shtëpia juaj (edhe nëse është, urime!). Por fakti që ke një shtrat për të fjetur, një vend të ngrohtë për t’u kthyer pas një dite të gjatë, një hapësirë për ju është një luks i vërtetë. Ka njerëz që jetojnë në rrugë, të cilët ftohen dhe nuk kanë një pjatë ushqimi të ngrohtë.

  1. Ju mund të hani çdo ditë

Hani çdo ditë, hani në mbrëmje, shkoni të shihni një film në kinema. Këto janë gjëra të vogla që ju bëjnë me fat në jetë, sepse me të vërtetë detajet e vogla kanë më shumë rëndësi.

  1. Po e lexoni këtë

Nëse po e lexoni këtë, ndoshta jeni në shtëpi, keni një kompjuter ose një smartphone. Ju jeni rehat, keni mundësinë të argëtoheni duke lexuar diçka në shtëpi. Me siguri ju doni diçka që nuk e keni. Është normale që gjithmonë të kërkojmë më shumë. Por e rëndësishme është të mos harrosh se tashmë ke gjithçka që të duhet për të qenë të lumtur.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top