Këshilla & Arsye

December 10, 2018 | 8:54

5 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes, nëse doni të humbisni peshë

Nga momenti që hapni sytë në orët e para të mëngjesit, mund të filloni të digjni kalori të vogla. Sipas ‘Run Healthy Lifestyle’, djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të rrini të uritur, ose të shtyni vaktet, por duhet ndryshuar rutina e mëngjesit për të humbur peshë.

Këto janë pesë këshilla, të cilat fillimisht janë të detyrueshme, por që më vonë do të bëhen të zakonshme.

Vraponi

Duhet theksuar se nuk kërkohet angazhim i madh dhe as ushtrime disaorëshe. Mjafton të filloni të vraponi, ose të ushtroheni me pajisjet që keni në shtëpi. Ky zakon në orët e para do t’ju ndihmojë që të përshpejtoni metabolizmin.

Intensifikoni stërvitjen

Disa studimet kanë dëshmuar se mjafton të ushtroheni vetëm dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë dhe do të digjni mbi 200 kalori.

Ushtrime për muskuj

Mënyra më e mirë për të djegur kalori gjatë gjithë ditës është të shpejtoni metabolizmin tuaj në orët e para të mëngjesit duke bërë disa stërvitje për muskujt. Kjo mund të arrihet me anë të ngritjes së peshave të vogla.

Hani mëngjes

Mos e humbisni mëngjesin tuaj! Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm për metabolizmin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet ta anashkaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hani dhe pastaj trupi juaj do të jetë gati për të djegur kalori.

Mos harroni vaktet

Nëse nuk besoni se mund të hani dhe të humbisni peshë, atëherë gaboheni. Ju vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani. Për të bërë metabolizmin të punojë, vaktet duhet të jenë të pasura me antioksidues dhe proteina.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top