Marrëdhënie

May 4, 2019 | 8:13

5 gjërat që duhet të bëni pasi ju kanë braktisur

Kur një marrëdhënie përfundon, gjithçka duket sikur po shembet, veçanërisht nëse vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme. Çdo gjë prishet, ngjyrat rreth jush janë më të errëta dhe tonet emocionale janë më pak të gjalla. Rreziku i rënies në depresion është i lartë, sidomos nëse personi që ju ka qëndruar pranë, ka udhëtuar drejt një rruge më të gjatë – ndoshta të dhimbshme.

Kemi përzgjedhur pesë gjëra që duhet të bëni për të rifilluar jetën, pasi ju kanë braktisur.

Jetoje dhimbjen | Shpesh besojmë se t’ia rifillosh nga e para, është e nevojshme të prekësh fundin. Kjo është pjesërisht e vërtetë: ndonjëherë, mjafton vetëm të dëgjosh dhe të vëzhgosh brenda shpirtit. Dhe kur e ngrini atë “mbulesë” që ju ka errësuar sytë, thjesht keni bërë hapin e duhur për ta shtyrë, për ta hequr nga vetja.

Frikërat dhe ndjenjat e fajit kthehen gjithmonë, dhe në disa raste është e drejtë, mbi të gjitha nëse shërbejnë për të na bërë njeri më të mirë. Të lëvizësh? Nuk është e mundur, por të shohësh veten në fytyrë dhe të pranosh atë që ka ndodhur si pjesë e asaj që të është dashur të përfshihesh dhe ty vetë. Është më e lehtë të mposhtni një “armik”, nëse e dini se me kë keni të bëni. Në fillim, jetoje plotësisht dhimbjen, shijoje sikur të mos jetë e juaja, jetoje deri në pikën e fundit dhe shikoje në fytyrë: me ta kaluar këtë situatë, do të kuptoni se keni njohur dhe i keni bërë mirë hesapet me një pjesë tuajën, të cilën nuk e njihnit mirë, por që ia vlejti ta korrigjonit. Dhe kjo do t’ju bëjë më të fortë.

Merr kohën tënde | Ekzistojnë dy lloje “kohësh”: objektive dhe emocionale. E para mund të konsiderohet si rrjedha klasike e sekondave, minutave dhe orëve; akrepat e orës që shënjojnë jetën tonë midis punës, gjumit, jetës private dhe jetës publike. E dyta, në fakt, është ajo që lejon personin të zgjerojë kufijtë për një kohë të pacaktuar ose të zgjasë një grusht minutash. Tek e para nuk ke fuqi, sepse ajo rrjedh e patolerueshme, por në kohën e dytë – emocionale – mund të punoni duke bërë zgjedhje që ju bëjnë të ndiheni mirë, duke mësuar të thoni “jo” kur nuk ndiheni gati.

Mëso të qëndrosh vetëm | Para se të lejoni një person tjetër të hyjë në jetën tuaj, sigurohuni që jeni të vetëplotësuar nga pikëpamja emocionale. Kërkimi i një personi që t’ju qëndrojë pranë, nuk duhet të diktohet nga nevoja për të pasur dikë në krah, por nga vullneti juaj. Mësoni të ndiheni mirë me veten, në mënyrë të qetë dhe të ndërgjegjshme. Kur të keni gjetur dimensionin tuaj, “ubi consistam” tuaj të brendshëm, atëherë do të jeni gati për të zgjeruar mikrokozmosin tuaj.

Kujdesu për veten | Rivendosni interesat tuaja, ato që ju pëlqen të bëni dhe ju bëjnë të lumtur. Regjistrohuni në palestër, shkurtoni flokët, dilni jashtë për darkë me një mik, shkoni në kinema, shkoni për një fundjavë në plazh… me pak fjalë, kujdesuni për veten. Bëhuni shkaku kryesor i lumturisë së rikuperuar.

Zgjeroni distancat | Shmangni situatat që mund t’ju shkaktojnë ndjesi të pakëndshme, nëse nuk jeni gati ta takoni atë përsëri. Ky nuk duhet të jetë një rregull që vlen përgjithmonë, por vetëm për aq kohë sa ta konsideroni veten të strukturuar e deri sa të jeni në gjendje të rishikoni, edhe nga larg, personin që e donit deri pak kohë më parë. Nuk duhet domosdoshmërisht të hyni në atë lokal apo në ato vende ku ka të ngjarë të jetë ai: jepini kohë vetes, zgjatni distancat dhe pastaj, kur të jeni gati, reduktojini përsëri. Jepini mundësi vetes që të shijoni plotësisht kohën.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top