Mesa duket komunikimet në ditët e sotme, lënë më shumë hapësirë për keqkuptime. Sipas ekspertëve, nëse një mashkull që pëlqeni nuk po ju shkruan më mesazhe, apo nuk po tregon interesin që ju prisni duhet të bëni këto gjëra. Nuk duhet të mërziteni, apo t’ju kapë një gjendje jo e mirë emocionale.
- Mos u frikësoni nëse ai ka humbur interesin
Gjëja më e rrezikshme që mendojnë femrat në këtë situatë është se supozojnë direkt më të keqen. Atij ndoshta mund t’i ketë dalë ndonjë punë e papritur, ose telefonin do e ketë pasur pa bateri. Mos mendoni me vrap për më të keqen.
- Mos bëni asnjë veprim
Edhe nëse ju ka kapur panik në kokën tuaj, dilni me miqtë tuaj, por mos veproni me shpejtësi.
Mos i shkruani sërish nëse e ka marrë mesazhin tuaj. Gjithashtu mos e merrni ne telefon dhe t’i kërkoni llogari në lidhje me faktin që nuk ju ka kthyer përgjigje. Nëse veproni pa u menduar mirë, do të shkatërroni romancën që po krijonit.
- Mos harroni vlerën tuaj
Kur dikush nuk na përgjigjet, është e lehtë të ndjehemi sikur po humbim dikë. Tundimi emocional na bën që të përpiqemi për ta kthyer atë, sikur ai të jetë një çmim. Ndaluni për një moment dhe mos harroni që edhe nëse humbet interesin, kjo është humbja e tij.
Ju do mendoni për të gjithë vlerat tuaja që i sillnit në jetën e tij si: energjia, pasioni, eksitimi etj. Në këtë mënyrë do bindeni që vërtetë nuk ja vlen të mërziteni.
- Prisni 48-72 orë para se të komunikoni sërish
Prisni 48-72 orë para se të bëni përpjekje të mëtejshme për të komunikuar. Nëse ai ende ka interes për ju, ai do të përgjigjet brenda kësaj periudhe kohore. Ju i keni treguar atij një vetëbesim për të pritur që ai të vijë tek ju. Nëse interesi i tij është i kufizuar, kjo gjithashtu i jep hapësirë të rritet përsëri.
- Bëjeni veten të lumtur
Bëni gjithçka që ju duhet për ta bërë veten të lumtur dhe për të larguar mendjen nga ai. Merrni veprime për një qëllim. Kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj.
Burimi / http://www.intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.