Këshilla & Arsye

September 28, 2019 | 8:12

5 gjërat që një prind i dashur nuk i thotë kurrë

1. Përdor fjalën për të turpëruar, apo fajësuar fëmijën

Hulumtimet tregojnë se dhimbja fizike dhe ajo emocionale janë të njëjta. Nëse i thua fëmijës “budalla’’, “dembel”… këto fjalë vrasin më shumë se shuplaka. Turpërimi i fëmijës është sjellje abuzive që shkaktojnë dëme.

2. Kur filloni qortimin me frazën “Ti gjithmonë…”

Fëmijët bëjnë gabime dhe nganjëherë sillen keq. Por dënimi nuk duhet të fillojë me këto fjalë, sepse bëjnë përgjegjës fëmijën dhe “gjithmonë’’ bëhet një përsëritje e mërzitshme. Mos përdorni fjalë që personalizojnë fëmijën, por ngjarjen. Mund të thoni “ Çfarë është e gabuar me ju”?

1

3. Mos shkatërroni fëmijën duke i thënë se ai ose ajo është shumë “i ndjeshëm”

Duke i thënë se “je shumë i ndjeshëm” zhvendos përgjegjësinë dhe fajin nga sjellae tyre, ndaj dobësive të supozuara të fëmijës. Një fëmijë i vogël nuk ka vetëbesim për të kundërshtuar këtë pohim dhe do të supozojë se kjo është e gabuar. Ato do të mendojnë se ndjeshmëria është problem, çka shkakton mosbesim në ndjenja dhe perceptime. Kjo është një formë delikate e abuzimit emocional.

4. Krahasoni me një fëmijë tjetër

Rivaliteti është i zakonshëm, por  nuk është i mirë. Nëse fëmijët i krahasojmë me motrat dhe vëllezërit bëjmë shumë gabim. Deklarata të tilla si: “ Pse nuk mund të jesh si X?”, nuk janë frymëzuese. Të gjitha këto deklarata e bëjnë fëmijën të ndjehet “më pak se…”. Një prind i dashur pranon se çdo fëmijë është një individ.

5. Shpërfill hapësirën personale të fëmijës apo kufijtë

Fëmija rritet dhe zhvillohet dhe një prind i mirë i bën rregullimet gjatë rrugës. Ju duhet të respektoni kufijtë e fëmijës sipas moshës, pa u brengosur për masa ndëshkimore apo kritika. Kjo lejon fëmijën të zhvillojë veten, por edhe mëson se një pjesë e lidhjes emocionale përfshin të qenët i respektueshëm edhe me të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top