Këshilla & Arsye

May 9, 2017 | 12:37

5 gjërat që njerëzit e lumtur nuk bëjnë asnjëherë

 

Friends enjoying hillside

  1. Nuk e krahasojnë veten më të tjerët

Brené Broënka thënë: “Krahasimi vret gëzim, qëndro në korsinë tënde”. Kur e ushqejmë krahasimin, ne në thelb po garantojmë pakënaqësinë tonë. Sigurisht, është e natyrshme të shprehësh kureshtje për jetën e të tjerëve. Megjithatë, kur kjo tendencë në dukje e pafajshme bëhet një mani, kultivon pakënaqësi dhe një mentalitet të viktimës.

  1. Nuk tregojnë keqardhje

Është e shëndetshme të rikujtojmë përvojat tona dhe të marrim njohuri nga to, dhe është e natyrshme të pendohesh për vendimet që ke bërë kur sheh se pasojat shpalosen në një mënyrë të padëshirueshme. Mundohuni të mësoni nga kjo ndjenjë, pastaj vazhdoni të ecni përpara. Nëse nuk e bëni, ju do të mbeteni të robëruar nga hidhërimi.

  1. Nuk e refuzojnë veten e tyre

Nuk ka asgjë më frymëzuese se të shohësh njerëzit të përqafojnë dhe të pranojnë veten me gjithë zemër. Lumturia e vërtetë mund të arrihet vetëm kur jetojmë në përputhje me atë që dëshirojmë me mendje, trupdhe shpirt.

  1. Mbajnë larg dramat e panevojshme në jetën e tyre

Për sa kohë që ne jemi njerëz të angazhuar në lidhje njerëzore, do të përjetojmë një nivel drame. Ajo që ju duhettë shmangni janë marrëdhëniet që janë në mënyrë të vazhdueshme dramatike, drenazhuese dhe në përgjithësi toksike.

  1. E dinë se lumturia nuk është diçka e jashtme

Nuk ka rëndësi se sa para kemi në bankë apo çfarë titulli vjen para emrave tanë. Arritjet e jashtme dhe janë të bukura, por nëse lejoni që lumturia juaj të varet nga afirmimi i jashtëm, nuk do të ndjeheni plot asnjëherë. Lumturia fillon dhe mbaron me ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top