Këshilla & Arsye

February 13, 2020 | 8:24

5 gjërat që nuk duhet t’i bëni pas ngrënies

Ndonjëherë nuk mjafton të ndjekësh një dietë të duhur të shëndetshme dhe të ekuilibruar, ka nevojë për shumë më tepër. Ka praktika të gabuara që fatkeqësisht janë pjesë e rutinës sonë të përditshme si ato që bëjmë zakonisht pas ngrënies. Le të zbulojmë se çfarë nuk duhet të bëni pas ngrënies.

Pirja e duhanit, shumë studime tregojnë se duhani pengon thithjen e vitaminave dhe mineraleve. Koha që duhet të kalojë mes vaktit dhe cigares është të paktën gjysmë ore, nëse nuk e pini fare do të ishte akoma më mirë.

Të flesh gjumi, gjumi pas drekës është veçanërisht një zakon i keq sepse të shkosh për të fjetur pas ngrënies mund të rrisë nivelin e aciditetit. Do të ishte mirë të prisni të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat.

Ushtrimi, rekomandohet të shmangni aktivitetin fizik pas vakteve kryesore sepse mund të keni një gjendje të përzier të vazhdueshme.

Bërja e dushit, hyrja në ujë dhe rreziku i kontaktit me një temperaturë shumë më të ulët se ajo e trupit tonë, mund të shkaktojë bllokim të tretjes.

Pirja e çajit, pirja e tij pas ngrënies mund të çojë në dështimin e trupit tonë në thithjen e hekurit. Gjëja më mirë për t’u bërë në këtë rast është të prisni rreth dy orë.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top