Të jesh prind kërkon përgjegjshmëri edhe në lidhje me fjalët që do të shprehen. Në varësi të tyre ju do të ndryshoni këndvështrimin e fëmijës si edhe zhvillimin e tij moral.
Cilat janë 5 gjërat që prindërit nuk duhet t’i thonë fëmijës?
-Dëgjoji të rriturit, ata i dinë më mirë gjërat. Pra fëmijën ju e mësoni të ketë besim tek të gjithë të rriturit dhe kjo është tepër e rrezikshme. Shprehja e duhur do të ishte “dëgjo prindërit”.
-Boll qave. Ai do të kuptojë se të shprehësh ndjenjat është e gabuar dhe mund të shfaqë shenja agresiviteti më vonë. Në vend të kësaj mund ta pyesni pse po qan dhe të mundoheni ta zgjdhni.
-Jepja lodrën fëmijës tjetër. Kështu fëmija do të mendojë se nuk ka asnjë të vetën dhe do të mësohet gjithmonë të sakrifikojë për të tjerët. Në vend të kësaj mund ta pyesni nëse dëshiron të ndërrojë lodrën e vet me atë të një fëmije tjetër për momentin.
-Kush ta mësoi ty këtë (kur bëhet fjalë për një gjë të re që ai e bën dhe që është e gabuar). Kështu ai do të fillojë të hedhë fajin tek të tjerët për të mos u qortuar. Në vend të kësaj mund ta pyesni se përse e bëri. I jepni mundësinë të shpjegojë veprimet e veta.
-Shiko pak sa vajzë/djalë i edukuar është ky. Ai do të mendojë se të tjerët janë më të mirë se ai, se nuk vlen fare. Gjthmonë krahasimi me të tjerët do të ketë efekte negative. Mund t’i thoni ndërkohë se e doni shumë dhe se mund të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë edhe bashkëmoshatari i tij. Se keni besim tek ai.
Mbani mend se fëmija juaj është unik dhe ka talentet e veta./Pernenat
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.