Këshilla & Arsye

February 15, 2018 | 10:04

5 gjërat që nuk duhet t’ia themi kurrë shefit

Na ndodh shpesh që t’i themi gjëra të gabuara personit të gabuar. Por kur ndodh që ky “personi i gabuar” të jetë shefi juaj niveli i çoroditjes arrin maksimumin.

Minimumi që mund të ndodhë është të  mos e merrni kurrë promovimin apo rritjen e pagës që po prisni, e më e keqja është që ajo bisedë e gabuar mund të përfundojë me një largim  nga puna.

Për të shmangur këtë lloj katastrofe si dhe për të mbajtur punën dhe dinjitetin tuaj kujdesuni që të mos t’ja thoni kurrë këto gjëra shefit tuaj.

Nuk mundem të punoj me …

Kjo është një nga ankesat më të zakonshme që menaxherët dëgjojnë. Nëse keni një problem me kolegët, përpiquni ta zgjidhni atë me personin drejtpërdrejt. Nëse nuk është e mundur dhe çështja ndikon negativisht në punën tuaj, ta sjellë atë në vëmendjen e shefit tuaj, por vazhdoni me kujdes.

Kam nevojë për një rritje page

“Gjithkush dëshiron një ngritje, kështu që nuk po thoni asgjë që shefi juaj nuk e di,” thotë Nicole Wood, CEO dhe bashkë-themelues i firmës së karrierës Ama La Vida.

Por mbajeni gjuhën dhe mos bëni kërkesa nga menaxheri juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për pagën.

Problemi i madh me këtë deklaratë me katër fjalë është formulimi juaj, thotë Chrissy Scivicque, trajner karriere dhe themelues i EatYourCareer.com.

“Fakti që keni nevojë për më shumë para për shkak se automjeti juaj u prish apo fëmija juaj duhet të shkojë në ekskursion nuk janë arsye të mira për një rritje page”, thotë ajo, duke shtuar se një rritje page duhet të jetë diçka që ju keni fituar në mënyrë të qartë.

Nuk është faji im

Kjo është një nga frazat më të këqija që mund të thoni, pavarësisht nëse është apo jo faji juaj ju duhet ta tregoni këtë me vepra e jo të hiqni menjëherë dorë nga faji. Por edhe nëse është faji juaj duhet të keni parasysh se nuk duhet thjeshtë të kërkoni falje për gabimin q keni bërë por duhet të bindni të tjerët se ju nuk do ta përsërisni më këtë gabim.

Ne e kemi bërë gjithnjë në këtë mënyrë

Askush nuk dëshiron të punojë me dikë që është rezistent ndaj ndryshimit. “Menaxherët duan që punonjësit të mund të përshtaten dhe të gjejnë mënyra të reja për të bërë gjërat në mënyrë më efikase”, thotë Scivicque.

Përkthimi: Kur shefi juaj ju kërkon të bëni diçka ndryshe, mos thoni se ju asnjëherë nuk e keni praktikuar këtë gjë kështu por merreni me pozitivitet, këshillon Cole.

Jam mërzitur në këtë punë

Nëse shpesh herë e gjeni veten të lirë duke bërë xhiro nëpër korridoret e kompanisë e duke I thënë të tjerëve se u mërzitët pasi nuk keni se çfarë të bëni apo se me çfarë të merreni, duhet të hiqni menjëherë dorë nga kjo. Në punë ka gjithmonë diçka për tu marrë e nëse menaxheri juaj dëgjon të thoni se nuk kemi se me çfarë të merreni dhe se jeni mërzitur do të krijoni një përshtypje mjaft negative.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top