Në momente të vështira, të gjesh një buzëqeshje dhe të përpiqesh të jesh i lumtur është një sfidë. Vështirësitë, pengesat, situatat “kundër” ndonjëherë marrin përsipër dhe ju shtyjnë të jeni të pakënaqur.
Për të luftuar gjendjen e keqe dhe për të gjetur gëzimin, janë 5 gjëra që sipas shkencës mund t’ju ndihmojnë.
Qëndroni në ajër të pastër
Ecja, vrapimi dhe në përgjithësi, lëvizja jashtë në një park, në një plazh ose në pyll stimulon prodhimin e endorfinave, hormonet e humorit të mirë. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e tensionit dhe përmirëson mirëqenien psikofizike.
Hani çokollatë
A ndjeheni të trishtuar? Çokollata e errët është e pasur me triptofan, një pararendës aminoacid i serotoninës, hormoni i humorit të mirë. Ky aminoacid stimulon gjithashtu sintezën e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit psikofizik.
Dëgjoni muzikë
A jeni të tensionuar dhe nervoz? Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Në momentet trishtuese muzika është e shkëlqyeshme për të rikthyer humorin e mirë dhe për t’ju ndihmuar të jeni të lumtur. Ajo ju ndihmon të relaksoheni dhe të hiqni qafe tensionin. Kjo është vërtetuar nga një studim i kryer nga Universiteti Queen në Belfast dhe botuar në revistën PLOS One.
Udhëtoni
Të udhëtosh, të njohësh vende të reja, të zbulosh kultura të ndryshme është një përvojë që të ndihmon të jesh i lumtur. Kjo është thënë edhe nga studimi “Një jetë e mrekullueshme: konsumi eksperimental dhe ndjekja e lumturisë”, botuar në Journal of Consumer Psychology.
Mos hani vetëm
Një studim i kryer nga Oxford Economyics zbuloi se njerëzit që hanë bashkë me të tjerët janë më të lumtur dhe ndjehen më mirë me veten e tyre sesa ata që hanë vetëm.
Burimi / https://www.glamour.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.