Organizata Botërore e Shëndetit na këshillon që dieta jonë të përmbajë më pak se 5 gr. kripë në ditë.
Si mund kujdesemi për të ulur konsumin e kripës?
1.Lexoni me vëmendje etiketat ushqimore dhe zgjidhni ato që përmbajnë më pak kripë.
Mbani mend: një produkt që shkruan më pak se 0,3gr /100gr këshillohet të përdoret.
2.Në restorante kërkoni që sallatat, por edhe gatimet të mos përmbajnë shumë kripë.
3.Kripën mund ta zëvendësoni duke shtuar shumë erza tek gatimet.
4.Zgjidhni bukë që ka më pak kripë dhe mos konsumoni gofreta, kraker etj, sepse përmbajnë shumë kripë.
5.STOP, mos i shtoni ekstra kripë gatimit tuaj.
Dhe mos harroni PARANDALIMI është mbrojtja më e mirë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.