Çfarë mund të bëjmë për të edukuar fëmijët pa i dënuar?
1. Kontrolloni veten
Kjo është mënyra se si fëmijët mësojnë për të menaxhuar ndjenjat e tyre. Ju jeni model. Merrni frymë thellë dhe prisni derisa të jeni të qetë para se të trajtoni situatën.
2. Theksoni ndjenjat
Kur fëmija juaj është i rrëmbyer nga adrenalina, ai nuk mund të mësojë. Në vend që ta qortoni e korrigjoni, prisni derisa të qetësohet e më pas të dy bashkë mund të bisedoni se si ta parandaloni një sjellje jo të mirë.
3. Ofrojini mbështetje kështu që ai/ajo mund të mësojë
Dihet se fëmijët mësojnë nga prindërit. Ofrojini mbështetjen tuaj fëmijëve, mundohuni t’i kuptoni ata dhe me butësi të jepni zgjidhjen më të mirë problematikave që mund të kenë. Në të ardhmen, ata nën shembullin tuaj, do të dinë të veprojnë më mirë.
4. Para se ta qortoni, kuptoni pse vepron keq
Mbani mend se fëmijët sillen keq kur ndjehen keq me veten e tyre dhe të shkëputur nga ne. Sjellja e tepruar me teka e kapriço është pothuajse gjithmonë një kërkesë për vëmendjen e prindërve.
5. Vendosni kufij
Sigurisht që ju duhet të këmbëngulni në disa rregulla. Por gjithashtu duhet të pranoni këndvështrimin e tyre. Kur fëmijët ndihen të kuptuar, ata janë më të aftë për të pranuar kufijtë që i vendosen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.