Këshilla & Arsye

November 2, 2019 | 8:12

5 këshilla për të pasur më shumë energji

A ju ndodh ndonjëherë të kaloni ditë ku nuk ia dilni të gjeni energjinë e nevojshme për të qenë të përqendruar? Besoj se po dhe shpesh nuk dini ç’të bëni. Bini në gjumë dhe kur zgjoheni sërish ju mungon energjia për ta përballuar ditën.

Disa këshilla të këtij artikulli mund të ndryshojnë stilin tuaj të jetës, duke përmirësuar edhe shëndetin.

11.Shumë karbohidrate nuk bëjnë mirë

Për të qenë të sinqertë karbohidratet si, për shembull, makaronat janë armiku ynë në orën e drekës. Na vënë në gjumë. Sapo konsumojmë një vakt me bazë makaronash, ndihemi të fryrë e kemi dëshirë të hyjmë në letargji. Ndaj duhet të evitoni në vaktin e drekës ushqimet me bazë karbohidratesh. Në drekë më mirë konsumoni fruta e perime. Spinaqi është një perime që dhuron shumë energji. Mund të hani mish të bardhë, edhe ai në shumicën e rasteve i zier. Mishi na dhuron shumë energji për shkak të vitaminave të pasura siç është grupi i vitaminave B.

2.Pini ujë, jo kafe

Sa herë që keni zakonin e keq të pini kafe në mëngjes, pothuajse gjithmonë ju vjen gjumë në drekë. Kafja është e shkëlqyer për vigjilencën e menjëhershme, por kur ikën efekti i saj, ndihemi të lodhur dhe pa energji. Kafja limiton përthithjen e vitaminave dhe mineraleve në zorrë. Për të qenë më të motivuar e me të vërtetë të çlodhur për gjithë ditën, pini shumë ujë në temperaturë ambienti. Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë energji do të keni.

3.Ulja e magnezit

Edhe pse mund të konsumoni ushqime të pasura me vitamina të grupit B e prapë së prapë ndiheni të lodhur, mund të keni rënie të magnezit. Ky mineral është i nevojshëm për të bërë të funksionojnë më shumë se 300 reaksione biokimike në trup. Konsumimi i përditshëm i magnezit është rreth 300 mg për femrat dhe 350 mg për meshkujt. Edhe nëse nuk e merrni magnezin me kokrra, thjesht duhet të konsumoni më shumë bajame. Dhe në verë mund të konsumoni shalqi, i cili është i pasur me magnez dhe do t’ju ndihmojë shumë.

4. Ah, Sheqer i mallkuar

Sheqeri është një ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Është i shijshëm, por kjo nuk heq faktin që është edhe i dëmshëm. Në të vërtetë, përthith të gjitha energjitë. Më mirë konsumoni mjaltë, një frut, por absolutisht jo një kek me sheqer, një biskotë apo një lugësheqer. Sheqeri i tepërt dëmton zemrën, shton rrezikun e diabetit dhe bakteret në trup, përveç se helmon gjakun.

5.Flini mirë dhe sa më shpejt

Pjesa më e madhe e njerëzve është e vetëdijshme për faktin se 8 orëgjumë në natë është koha optimale, e duhura për të qenë të çlodhur ditën tjetër. Por ajo që shumë nuk dinë është se gjumi ndikon në kohën efektive që kalojmë për t’u munduar të flemë. Të flemë nga ora 1 e natës deri në 9 të mëngjesit nuk është gjumë çlodhës si të flemë nga ora 10 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Përse? Arsyet kryesore janë sekrecionet hormonale, temperatura e trupit, tretja dhe procese të tjera të rëndësishme që ndjekin një cikël 24-orësh i lidhur edhe me shfaqjen e dritës natyrale.

Sa më vonë të flemë në mbrëmje, aq më vonë zgjohemi në mëngjes. Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të shkoni në shtrat në orën 3 të mëngjesit e të zgjoheni në orën 11, me siguri e keni vënë re lodhjen e tepërt që keni ndjerë gjatë ditës dhe se sa jo efektiv keni qenë në punë. Hormoni i rritjes është një hormon rifreskues. 80% e këtij hormoni është i nevojshëm përnjë masë të mirë muskulare, për një funksion të mirë të imunitetit e për çlodhjen e duhur të lëkurës (të fytyrës e jo vetëm). Për këtë arsye është mirë të mësoheni të flini herët, sidomos me ritmet frenetike të jetës së përditshme e sidomos në qytetet e mëdha, ku shpesh punohet deri natën vonë.

Revista Psikologjia

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top