Këshilla & Arsye

June 1, 2017 | 9:54

5 këshilla për të shmangur depresionin

Depresioni ndikon në jetën tonë, ndaj është shumë e nevojshme ta mbajmë nën kontroll. Ashtu si dhe lumturia, depresioni nuk është tjetër veçse një gjendje shpirtërore, e rënduar edhe më tepër nga problemet dhe streset që përjetojmë.

1

Identifikoni problemin

Mundohuni të zbuloni dhe të kuptoni se cilat janë situatat që ju bëjnë të ndiheni depresivë. Më pas shkruajini të gjitha ndjesitë në një ditar apo flisni me dikë të besuar. E rëndësishme është të nxirrni mendimet negative nga vetja. Mendimet negative shtojnë ankthin, ndaj largojini ato. Sforcojeni veten dhe gjykojeni çështjen nën një tjetër këndvështrim. Duhet të kuptoni se kjo përvojë e hidhur ju ka vlejtur për t’u rritur dhe përmirësuar.

Aktiviteti fizik

Nuk ka rëndësi se çfarë aktiviteti zgjedhim për të bërë. Kur kryen aktivitet fizik, është
shumë e vështirë që të përjetosh depresion, pasi sapo fillon të lëvizësh, duket sikur
depresioni venitet. Ushtrimet aerobike apo yoga janë më të këshillueshme sepse oksigjenojnë trupin dhe aktivizojnë frymëmarrjen e thellë.

Ushqyerja e duhur

Ne jemi ajo çka hamë! Një ushqyerje e duhur mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore.
Ushqimet e shëndetshme dhe natyrale aktivizojnë trupin, duke përmirësuar memorien. Ndaj janë të këshillueshme vetëm ushqime të freskëta, natyrale dhe sa më shumë fruta e perime. Ushqimet e rënda të kutive apo të përpunuara rëndojnë edhe më tepër gjendjen depresive.

Shprehuni

Depresioni na mjegullon mendjen dhe na bën të besojmë se çdo problem duhet ta
kalojmë vetëm. Por, shpesh mjafton të shfrytëzojmë fantazinë dhe t’i kushtohemi ndonjë aktiviteti argëtues si kërcimi, piktura, të shkruarit e kështu me radhë. Janë aktivitete që na bëjnë mirë. Edhe një shkarravinë e thjeshtë mbi një copë letër mund të rivërë në punë krijimtarinë dhe të çlirojë emocione pozitive.

Evitoni alkoolin dhe ilaçet antidepresive

Në gjendje depresive, është më e lehtë të biem pre e alkoolit apo ilaçeve. Duket sikur
këta dy përbërës zgjidhin gjithçka në një kohë shumë të shkurtër, por me çfarë çmimi?
Bëhemi të varur dhe helmojmë trupin. Për rrjedhojë shumë shpejt shndërrohemi në
njerëz edhe më shumë depresivë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top