Mirëqenie

February 23, 2017 | 8:33

5 këshilla për të zgjuar trupin në pranverë

Pranvera është stina e rilindjes: natyra lulëzon, qielli shkëlqen, ditët zgjaten. Me fillimin e stinës së bukur, shumë prej nesh vuajnë nga “sëmundja” e pranverës: një gjendje jo e mirë fizike, e cila në përgjithësi shkaktohet nga stresi dhe nga toksinat e grumbulluara në dimrin e gjatë. Shumë studime lidhin kushtet klimaterike-atmosferike të pranverës me proceset fiziologjike të organizmit në këtë periudhë. Si ta rizgjojmë organizmin? Ndiqni 5 këshillat tona…

pranvera

 

1 . Përfitoni nga këta muaj për të pastruar organizmin. Filloni nga dieta. Konsumoni proteina mishi dhe peshku, kombinuar me fruta e perime të stinës. Duhet të evitoni dietat drastike. Më mirë zgjidhni ushqime të lehta, por të shpeshta, që t’i jepni organizmit energjinë e duhur pa e rënduar trupin.

2 . Me ardhjen e pranverës është e rëndësishme të ndihmojmë organizmin të çlirohet nga toksinat e grumbulluara gjatë dimrit edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Për ata që janë në fillim të aktivitetit fizik, më mirë të mos e ekzagjeroni, por stërvituni gradualisht.

3 . Që të mos rrezikoni të sëmureni, duke qenë se moti e temperatura ndryshojnë vazhdimisht dhe janë tipike të periudhës së pranverës, është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me veshjen. Këshillohet të vishni dy-tri rroba në mënyrë që t’i përshtateni temperaturave, të cilat ndryshojnë gjatë ditës.

4 . Për të “karikuar bateritë” në pranverë është mirë të kujtoheni që t’i jepni trupit çlodhjen e duhur, duke fjetur mirë e orët e nevojshme gjatë natë natës. Edhe pse ditët zgjaten është e rëndësishme të ruani një ritëm konstant gjumë-zgjim.

5 . Pranvera është edhe momenti më i mirë për t’iu përkushtuar vetes dhe për t’u çliruar nga ankthi e stresi. Çlirimi i mendjes është thelbësor për të përballuar ardhjen e stinës së ngrohtë.

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top