Altruizëm do të thotë të vini përpara vetes nevojat e të tjerëve, në vend që të veproni gjithmonë në interesin tuaj. Të jesh altruist nuk është e thjeshtë, por sa më shumë të praktikoheni aq më shumë do të përmirësoheni për të qenë të sjellshëm dhe bujarë. Kur ndihmoni të tjerët që të ndihen më mirë dhe ta bëni botën një vend më të mirë, ngadalë shndërrohet në një zakon, do të kuptoni se të qenit altruistë ju bën pa dyshim më të lumtur. Të keni një vetëdije të fortë të botës jashtë mendjes suaj është hapi i parë për t’u bërë më pak egoistë. Ja disa mënyra për të ndryshuar këndvështrim…
- Dëgjoni kur të tjerët ju flasin
Kur dikush ju tregon problemet e tij ose ndonjë histori emocionuese, dëgjojeni me të vërtetë, në vend që të shpërqendroheni. Përfshihuni krejtësisht në botën e tjetrit. Informohuni mbi aktualitetin. Të jeni gjithmonë të informuar mbi atë çka ndodh në botë dhe në qytetin tuaj duhet të bëhet një pikë e fortë. Lexoni romane. Studimet kanë treguar se leximi i romaneve përmirëson aftësitë empatike.
Zgjidhni argumente për t’u thelluar më shumë. Shihni rreth e qark. Cilat janë problematikat që prekin komunitetin tuaj? Për shembull, ndoshta lumi i qytetit tuaj është kaq i ndotur sa njerëzit po fillojnë të sëmuren. Thellohuni mbi këtë problem dhe lexoni sa më shumë për ta zgjidhur.
- Mendoni se si ndihen të tjerët
Empatia dhe altruizmi qëndrojnë përkrah njëra-tjetrës. Nëse e kuptoni se si mund të ndihet një njeri, do të jetë më e lehtë të veproni në mënyrë altruiste kundrejt tij. Mund të hyni në empati edhe me njerëzit e tjerë, të cilët nuk i keni takuar asnjëherë më parë. Vëreni veten në vendin e të tjerëve. Si do të ndiheni sikur të ishit ju në të njëjtën situatë? Si do të doje që t’ju trajtonin të tjerët?
- Jini altruist edhe kur të tjerët nuk e vënë re
Altruistët nuk janë të sjellshëm dhe bujarë sepse presin që të tjerët t’ia shpërblejnë dhe t’i falënderojnë. Sillen kështu sepse është gjëja e duhur që duhet të bëjnë dhe sepse fakti që ndihmojnë të tjerët kur kanë mundësi, i bën të ndihen mirë. Dhurimi në formë anonime është një mënyrë e mirë për të qenë bujarë, pa qenë e nevojshme të merrni diçka në këmbim.
- Jini të lumtur për lumturinë e të tjerëve
Jeni ndier ndonjëherë të ngazëllyer kur keni bërë dikë të lumtur? Ndonjëherë njerëzit pyesin veten se si mund të jenë vërtet altruistë, nga momenti që një akt altruizmi mund të sjellë një kënaqësi të madhe. Në vend që të përqendroheni mbi faktin se çfarë është altruizmi, shijoni ndjesitë e bukura që merrni kur ndihmoni të tjerët. Nëse ia dilni të jeni të lumtur kur të tjerët ndihen të lumtur, do të gjeni mënyra të tjera për të qenë altruistë.
- Ndiqni shembullin e një personi altruist
Të jeni altruistë nuk është gjithmonë një gjë e kënaqshme. Zakonisht ia vlen që të vini përpara vetes nevojat e të tjerëve, por shpesh është e vështirë të veproni në interesin e dikujt tjetër kur duhet të kënaqni edhe nevojat tuaja. Ja sepse të keni një model altruizmi mund të jetë një ndihmë e madhe.
Mendoni për një person që e përshkruani “altruist”- një të njohur, një personalitet, një figurë fetare – këdo që jetën e tij e ka vënë në dispozicion të të mirës së të tjerëve. Cilat veprime altruiste ka bërë? Çfarë ndikimi ka pasur?
Herën tjetër kur do të mundoheni të bëni një zgjedhje altruiste apo kur do të mundoheni të ndihmoni dikë, pyesni veten se çfarë do të bënte ky njeri në vendin tuaj dhe mundohuni të gjeni forcë në përgjigje.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.