Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, përveç njohurive të tij teknike, angazhimin dhe krijimtarinë e madhe, na ka lënë shumë fraza që tregojnë vullnetin e tij të madh për t’ia dalë mbanë. Mbi të gjitha ai na la 5 “kurrë” që duhet të kujtojmë çdo ditë, në përpjekje të jemi vetvetja, të kapërcejmë veten dhe për të qenë ata që duhet të jemi vërtetë.
“Kini kurajën të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj”. Steve Jobs
Asnjëherë mos hiqni dorë!
Për të kurorëzuar një ëndërr, nuk është e lehtë, është e komplikuar, kërkon shumë përpjekje, vullnet të madh dhe shumë vetëbesim. Përgjatë rrugës për realizimin e ëndrrës tonë, do të hasim një mijë vështirësi, të cilat do të na demoralizojnë, do të na bëjnë të mendojmë se nuk jemi në gjendje të ecim përpara, por gjithmonë është e mundur të vazhdojmë, gjithmonë ekziston një rrugë ose një alternativë për të arritur ëndrrën tonë.
“Mund të ma heqësh ëndrrën, por kurrë nuk do të mundesh të ma heqësh dëshirën për të ëndërruar”. Shoshan
Njerëz të suksesshëm që ngrenë duart
Është thelbësore të hiqni mënjanë frikën, sepse edhe nëse është normale të kesh frikë nga pasiguritë, frika nuk mund të na paralizojë. Bëni së pari atë që ju frikëson, mos e lini të fundit, pjesa tjetër do të jetë shumë më e lehtë.
Kurrë mos u shtirni
Thjeshtësia dhe transparenca duhet gjithmonë të na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Mendimet dhe ndjenjat tona duhet të manifestohen me sinqeritet dhe pa ofenduar të tjerët. Në këtë mënyrë, do të jemi në gjendje të lidhemi me njerëzit që janë burim i vlerave dhe lumturisë. Nëse jetojmë sipërfaqësisht, njerëzit rreth nesh nuk do ta dinë se kush jemi dhe marrëdhëniet me të tjerët nuk do të jenë kurrë të vërteta. Duhet të tregojmë se i vlerësojmë njerëzit që duam, u lejojnë atyre të na ngushëllojnë kur kalojmë një kohë të vështirë dhe të festojmë me ta arritjet tona.
Asnjëherë mos u ndalni
Asnjë ëndërr nuk do të vijë kurrë duke trokitur në pragun e derës, duhet të dalim dhe ta kërkojmë atë që duam. Duhet të lëvizim trupin dhe mendjen, si një aktivitet i vazhdueshëm. Pa marrë parasysh moshën tonë, është gjithmonë e mundur të gjesh diçka për të bërë, mjaft ta lëmë zonën tonë të sigurisë dhe të zhvillojmë të gjitha aftësitë tona profesionale dhe personale.
“Ndërtoji ëndrrat e tua, përndryshe dikush do t’ju punësojë për t’i bërë realitet ato”. Steve Jobs
Gruaja që bën sport
Ushtroni aktivitet sportiv, lexoni, udhëtoni, ecni, shkoni në kinema apo teatër, lëvizni me biçikletë, shkruani, ndiqni një kurs, pikturoni, fotografoni, gatuani, stiloni, këndoni, kërceni. Shprehni çdo sekondë të ekzistencës suaj, jetoni këtu dhe tani, mos qëndroni kurrë në një vend. Mësoni diçka të re çdo ditë, mos ndaloni kurrë së lëvizuri mendjen tuaj. Ushtrohuni çdo ditë, mos e ndalni kurrë lëvizjen e trupit tuaj.
Asnjëherë mos e ankoroni veten në të kaluarën
E kaluara është diçka që nuk mund ta ndryshojmë, por mund të ndryshojmë vetëm të ardhmen tonë. Të gjithë kemi bërë gabime, por ne mësojmë prej tyre dhe i lëmë ato prapa, që të mos përpiqemi të kryejmë të njëjtën gjë dy herë. Nëse e ankorojmë veten në të kaluarën, kurrë nuk do të jemi në gjendje të përparojmë.
“Nuk ka rëndësi sa herë gabon apo sa i ngadaltë je në vazhdimësi, gjithmonë do të jeni shumë më përpara atyre që as nuk e provojnë”. Anthony Robbins
Kujtimet janë pjesë e jetës tonë, por nuk duhet kurrë të jelojmë të jenë pengesë apo t’i përdorim si ndjesë për të mos avancuar, për të mos luftuar për ëndrrat tona.
Kurrë mos ndalni së ëndërruari!
Në jetë duhet t’i mbajmë ëndrrat tona, një qëllim që na bën të ngrihemi çdo mëngjes me gëzim dhe që na fal një buzëqeshje në fytyrën tonë. Duhet të jetë diçka që na emocionon thellë në shpirt, që na motivon, që na bën të ndihemi të plotë dhe të realizuar. Diçka që na bën të dridhemi.
Kini besim te vetja, duhet të njihni pikat tuaja të forta dhe të dobëta, të njihni pasionet dhe të luftoni për atë që dëshironi, për ëndrrat tuaja. Vështirësitë nuk duhet të jenë shkak për dekurajim, por një arsye për të luftuar edhe më fort përgjatë rrugës që të çon drejt ëndrrave tuaja.
Mos harroni entuziazmin që ndjenit kur ishit fëmijë? Gjejeni atë në çdo gjë që bëni, atë kuriozitet, atë mënyrë të ndryshme të parit të gjërave. Buzëqeshni përqafoni, puthni, shijoni njerëzit që doni. Asnjëherë mos e humbisni entuziazmin për të rejat, për atë që ju rrethon, për mënyrën se si lëviz jeta dhe për çdo hollësi të vogël që do të hasni gjatë rrugës tuaj.
“Nëse keni një ëndërr të madhe, duhet të jeni të gatshëm për të bërë përpjekje të mëdha për ta bërë atë një realitet, sepse vetëm përmes madhështisë mund të arrihet madhështia”. Facundo Cabral
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi lamenteemeravigliosa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.