Dimri është koha më e mirë për portokalle, mundësisht të kuqe. Të shkëlqyeshme për të bërë lëngje por edhe të pasura me vitamina. Ne ju paraqesim 5 receta që duhen provuar menjëherë.
- Lëng portokalli, karota dhe limoni
Për të përgatitur një gotë nga ky lëng i këndshëm do t’ju duhen:
- 2 portokaj të kuq
- 3 karota
- Lëng limoni (ose gjysma nëse preferoni)
Lani dhe qëroni të dyja portokallet, karotat dhe nxirrni lëngun, pastaj shtoni lëngun e limonit, duke i përzier mirë. Konsumojini sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shmangni ëmbëlsimin në mënyrë që të mos humbni një pjesë të përfitimeve të kësaj pije.
- Lëng portokalli dhe xhenxhefili
Ky lëng është shumë i thjeshtë dhe mund të bëhet me ndihmën e një shtrydhëseje. Për këtë ju duhen:
- 2-3 portokaj të kuq
- 1 copë rrënjë xhenxhefili i freskët (2-3 centimetra por sasia mund të ndryshojë sipas shijeve tuaja) ose pluhur xhenxhefili
Ajo çfarë duhet të bëni është që të nxirrni njëkohësisht lëngun e portokallit dhe xhenxhefilit dhe më pas konsumojeni menjëherë. Nëse dëshironi të përdorni pluhurin e xhenxhefilit, thjesht duhet të përgatisni lëngun e portokallit të kuq dhe t’i shtoni gjysmë lugë çaji xhenxhefili përpara se ta pini.
- Lëng portokalli të kuq dhe lëng limon
Gjithashtu ky lëng mund të përgatitet me një shtrydhëse frutash. Përbërësit:
- 3 portokaj të kuq
- 1 limon
Shtrydhni ose nxirrni lëngun e frutave dhe përziejini së bashku. Edhe në këtë rast pija duhet të konsumohet menjëherë për të mos humbur një pjesë të përbërësve aktivë të agrumeve.
- Lëng portokalli dhe shege
Për të përgatitur këtë lëng shumë të veçantë, ju duhen:
- 2 portokaj të kuq
- 1 shegë
Qëroni shegën, lani dhe qëroni portokallet dhe vendosini në shtrydhëse. Pasi të merret lëngu, shmangni ëmbëlsimin e tij për të marrë përfitimet maksimale edhe nëse shega mund ta bëjë atë pak të hidhur.
- Lëng portokalli të kuq, karota dhe shafran Indie
Nëse dëshironi ta përdorni shafranin më shpesh në dietën tuaj, mund të provoni këtë lëng. Përbërësit:
- 2-3 portokaj të kuq
- 2 karota
- Një pjesë e rrënjës së shafranit të freskët (ose gjysmë lugë çaji pluhur)
Lani karotat, portokallet dhe rrënjën e freskët të shafranit, qërojini të gjithë përbërësit dhe vendosini në shtrydhëse. Nëse nuk keni shafran të freskët, mund të përzieni pak pluhur me lëngun. Në fund për të lehtësuar thithjen e kurkumës shtoni edhe një majë piper të zi.
Burimi / https://www.greenme.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.