Mirëqenie

January 30, 2019 | 9:26

5 lëngjet që sugjerojnë mjekët për të mbajtur larg sëmundjen e Demencës

Një tru i shëndetshëm luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tonë të përgjithshëm. Kjo sepse truri është përgjegjës për ruajtjen e informacionit dhe kontrollin e të gjitha funksioneve trupore.

Ndonjëherë, shumica prej nesh mund të neglizhojnë shëndetin tonë mendor për mirëqenien fizike. Kur jemi të rinj, nuk i konsiderojmë gabimet e kujtesës të rrezikshme. Gjërat që harrojmë, për shembull vendin ku kemi lënë çelësat ose kur nuk jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë kemi në frigorifer, janë incidente të zakonshme që mund të ndodhin në çdo kohë. Ndërsa plakemi, të njëjtat episode kthehen në zakon të përditshëm.

Shifrat në botë flasin për një rritje progresive të të moshuarve, që vuajnë nga demenca. “Një rast i ri i demencës regjistrohet çdo 4 sekonda në botë”, thonë statistikat. Demenca është një sëmundje e dëmshme, pasi ndikon në shëndetin mendor. Njerëzit fillojnë të harrojnë gjërat. Kjo harresë mund të shkaktojë më shumë dëme sesa mund të mendojmë dhe në këtë mënyrë përfundimisht kërkohet kujdes mjekësor. Bëhet frustruese për një person kur nuk mund të kujtojë diçka gjatë një bisede, ose ka vështirësi për të kujtuar gjëra të zakonshme, si punët e përditshme.

Një problem i rëndësishëm është supozimi se funksioni i trurit përkeqësohet me moshën. Truri juaj mund të pësojë ndryshime me kalimin e moshës, por humbja e tepruar e kujtesës nuk është normale. Ju duhet të kontrolloheni te mjeku menjëherë, nëse ndjeni se aktiviteti juaj i trurit po përkeqësohet dhe ju ndodh të harroni më shpesh.

PËRMIRËSIMI

Por çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar këtë situatë. Ekspertët e shëndetit sugjerojnë që të modifikoni stilin tuaj të jetesës. Ka metoda të ndryshme për të rritur kujtesën tuaj, siç është aktiviteti fizik dhe dieta ushqimore. Aktiviteti fizik mund të ndihmojë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Gjithashtu, ul rezistencën e insulinës dhe inflamacionin. Tani le të ndalemi në rolin e ushqimit në përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit. Sigurisht, një regjim i kujdesshëm ushqimor, i përbërë nga lëndë ushqyese esenciale është thelbësor për trurin tonë.

Omega 3 është një lëndë ushqyese e njohur për përmirësimin e funksioneve njohëse. Ushqime të tjera që ndihmojnë në përmirësimin e përqendrimit janë vezët dhe ushqimet me bazë bimore që janë të larta në përmbajtjen e antioksidantëve. Por si mund t’i inkorporojmë ushqime të tilla në dietën tonë për të pasur rezultate sa më të mira?! Një metodë e thjeshtë dhe efektive janë konsumimi i lëngjeve. Ato mund të përgatiten shpejt dhe janë të dobishme për forcimin dhe përmirësimin e funksioneve njohëse.

LËNGU I PANXHARIT

Panxhari përmban lëndë ushqyese përfshirë folatin, magnezin, hekurin dhe vitaminën C. Kjo është e favorshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së lartë të oksidit nitrik. Gazrat e nitrateve konvertohen në nitrite, që ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në tru. Për të vërtetuar këtë karakteristikë të panxharëve janë kryer disa eksperimente. Disa njerëzve iu rekomandua që të konsumonin lëng panxhari dhe truri i tyre u skanua para dhe pas konsumimit të kësaj pijeje. Rezultatet treguan se pas pirjes së lëngut, qarkullimi i gjakut u përmirësua ndjeshëm.

LËNG KAROTE

Lëngu i karotës përmban ushqyes të ndryshëm, që mbështesin shëndetin mendor dhe funksionet njohëse. Karotat janë të pasura me kalium që nxit funksionimin normal të trurit, duke parandaluar goditjen në tru. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i beta-carotene, një substancë e njohur për rritjen e fuqisë së trurit. Hulumtimet tregojnë se stresi oksidativ lidhet me rënien e funksioneve njohëse dhe përkeqësimin e trurit. Beta-carotene redukton stresin oksidativ, duke përmirësuar funksionimin e trurit.

LËNGU I SHEGËS

Shega është e mbushur me antioksidantë, phytochemicals dhe komponimet e tjera që janë të dobishme për shëndetin mendor. Antioksidantët janë të dobishëm sepse mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira. Studimet kanë provuar se lëngu i shegës mund t’ju mbrojë edhe kundër sëmundjes së Alzheimerit.

KAKAO

Kakao gjithashtu përmban flavonoide, që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, duke ulur kështu rrezikun e goditjes. Ata ruajnë qelizat nga dëmtimet dhe përmirësojnë qarkullimin në tru. Flavonoidet në kakao janë të njohur për rritjen e vëmendjes dhe të kujtesës. Një studim zbuloi se individët që konsumonin kakao në baza ditore ndjenin një përmirësim të dukshëm në aftësitë e tyre të të menduarit.

ÇAJ JESHIL

Çaji jeshil gjithashtu njihet për dobitë shëndetësore. Hulumtimi i kryer në Kinë zbuloi se ata që konsumonin të paktën një filxhan çaji jeshil çdo ditë kishin shanse më të ulëta për t’u prekur nga demenca. Çaji jeshil përmban dy antioksidantë dhe flavonoide; duke ju mbrojtur gjithashtu nga rreziku i sëmundjes së Alzheimerit.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top