Mirëqenie

February 26, 2019 | 11:49

5 mendime fuqizuese për lumturinë

A e dini se pjesa më e madhe e njerëzve e jeton jetën sipas teorive të vjetra e të rreme të lumturisë? Kjo është një temë shumë e dashur dhe për këtë arsye do t’ju tregojmë sesi disa zgjedhje të përditshme që bëjmë mund të na ofrojnë stimuj të mëdhenj të lumturisë dhe shumë përfitime për shëndetin.

Ndodh shpesh të dëgjoni të afërmit që thonë se nuk janë të lumtur apo të kënaqur nga jeta. Rendin pas lumturisë duke menduar se mund ta gjejnë atë me objektiva të paaritshme. Me njëfarë zilie i shohin të tjerët dhe mendojnë se të gjithë janë të lumtur përveç tyre. Dhe është mëkat kjo gjë, sepse lumturia mund të stërvitet dhe mbi të gjitha është në dispozicion të të gjithëve. Le të shohim sesi të rrisim lumturinë me pesë mendime fuqizuese.

  1. Braktisni kritikat dhe përqafoni vetë-dhembshurinë

Studime të ndryshme tregojnë se kritikat na dobësojnë, ndërsa dhembshuria na ofron kompetenca të nevojshme për elasticitetin, lumturinë dhe produktivitetin. Ndaj mundohuni të mos jeni kaq kritik me veten dhe jini më tolerantë.

  1. Hiqni dorë nga ankesat

Keni menduar ndonjëherë se çfarë ju pengon të projektoni plotësisht të gjitha të mirat në jetën tuaj, duke u shndërruar skllav i negativitetit? Truri juaj ka tendencën të përqendrohet në diçka negative që ju ndodh dhe harroni kështu të gjitha gjërat pozitive. Mirënjohja është kura perfekte për të mundur këtë sjellje, sepse nëpërmjet saj do t’ia dilni edhe të fitoni mirëqenie më të mirë dhe liri më të madhe.

  1. Zëvendësojeni seriozitetin me situata argëtuese

Kush ka thënë që vetëm fëmijët duhen dhe mund të argëtohen duke luajtur? Nuk është e vërtetë që të rriturit duhet të jenë gjithmonë seriozë. Mundohuni të vini veten në diskutim dhe do të shihni që nëpërmjet lojërave mund të rrisni kreativitetin tuaj dhe mirëqenien psikofizike.

  1. Ekuilibroni stresin nëpërmjet frymëmarrjes

Frymëmarrja është ngushtësisht e lidhur me mirëqenien tuaj dhe gjendjen mendore, ndaj në situata stresi tregoni kujdes ndaj frymëmarrjes dhe nëpërmjet saj gjeni ekuilibrin që keni humbur.

  1. Ekuilibroni egocentrizmin e dhembshurinë kundrejt të tjerëve

Në të kaluarën mendohej se përqendrimi te vetja dhe te problemet personale ishin e vetmja mënyrë që të mund të ecej përpara në jetë. Studime të fundit kanë treguar se njerëzit që rrinë për shumë kohë të fokusuar te vetja mund të shndërrohen në njerëz të përfshirë nga ankthi dhe depresioni.

Asnjëri prej nesh nuk është egoist, sepse në të vërtetë, instinkti ynë natyral është ai që të veprojmë në mënyrë të barabartë e bashkëpunuese. Dhembshuria sjell përfitime në çdo lloj marrëdhënieje ndërpersonale dhe mund ta konsiderojmë atë si sekreti më i mirë i lumturisë.

 

 

Përgatiti:Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top