Marrëdhënie

August 20, 2018 | 14:04

5 mënyra për të kuptuar psikologjinë e meshkujve

Është e vërtetë që meshkujt ndonjëherë vështirë që të kuptohen. Nëse vërtet dëshironi të kuptoni mënyrën me të cilën meshkujt mendojnë po ju japim disa këshilla:

  1. Ofroni përkrahje

Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë se po e bën mirë punën dhe që ka përkrahjen tuaj. Nuk ka nevojë ta teproni, mirëpo nëse i bëni komplimente herë pas herë nuk do të ishte keq.

  1. Zbuloni se cili është shkaku i motivimit

Me çfarë kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çfarw i pëlqen dhe çfarw nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do ta ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij.

  1. Kuptojeni se edhe meshkujt kanë emocione

Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Pwrveç kësaj, është me rëndësi edhe që ta dinë që një numër i madh meshkujsh shfaqin pikëllimin e tyre nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit, sepse përpiqen që në të gjitha situatat të duken sa më shumë “macho”.

  1. Tregoni mirëkuptim

Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit: meshkujt nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja për të përmirësuar atw që tashmë është thënë vetëm sa e përkeqëson situatën.

  1. Bëhuni të sinqerta

Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti është gjë shumë e rëndësishme për çdo çift. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top