Nëse shqetësoheni për atë që të tjerët mendojnë, ju do të jeni gjithmonë të burgosurit e tyre. -Lao Tzu
Ne zgjedhim me kujdes se çfarë të veshim në palestër për t’u siguruar që të dukemi mirë në sytë e të tjerëve. Qëndrojmë të heshtur dhe nuk shprehim mendimin tonë në shumë biseda për shkak të frikës se nuk dukemi shumë inteligjentë për bashkëbiseduesit e tjerë. Ne fshehim hobit dhe pasionet dhe i praktikojmë ato në fshehtësi, për shkak të frikës se mos gjykohemi për mungesë talenti.
Ne jetojmë në kokat e njerëzve të tjerë. Kjo është ajo ku ne reflektojmë. Jo në pasqyrat tona. Jo në atë që jemi dhe duam. E gjithë kjo na bën ta gjykojmë veten me ashpërsi ekstreme. Na bën të mos ndihemi mirë në trupin tonë. Na vë në një pozitë për të kërkuar falje për atë që jemi. Na bën të jetojmë sipas perceptimit tonë mbi standardet e të tjerëve. Ne jetojmë si të burgosur në kokën e tyre. Ne humbim spontanitetin. Ne fitojmë ankth. Ne shkatërrojmë vetëbesimin.
Ne nuk jemi mjaft të mirë. Nuk jemi mjaft të zgjuar. Mendimet e të tjerëve nuk duhet të na shqetësojnë. Mendimet e tyre nuk kanë të bëjnë fare me ne, por me gjithçka që ata vetë janë. Ato janë fryt i pikëpamjes së tyre, e kaluara e tyre, pritjet e tyre, shijet e tyre, pëlqimet ose mos pëlqimet. Gjithmonë do të jenë ata që do të vlerësojnë atë që themi. Ata do të vënë re elegancën tonë dhe do të kritikojë stilin tonë.
Ata do të na harrojë sapo të kthejmë shpinën. Secili prej tyre do të ketë vizionin e tij personal. Një vizion që vështirë se do të korrespondojë me realitetin. Por si mund të mos shqetësohemi për mendimet dhe gjykimet e të tjerëve?
Ja 5 gjërat që duhen patur parasysh për ta arritur këtë:
- Njohja e vlerës tuaj
Njohja e vlerës tuaj është sikur të keni një pishtar të ndritshëm në duart tuaja ndërsa ecni nëpër pyllin më të dendur.
- Mësoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka
Jo çdo gjë mund të kontrollohet nga vullneti ynë. Ne nuk mund të jemi të mirë për të gjithë, jo të gjithë do të na konsiderojnë të denjë për vëmendjen ose përzemërsinë e tyre. Kjo nuk ka rëndësi. Bota përbëhet nga miliona njerëz dhe në mesin e tyre me siguri do të jetë dikush i aftë të vlerësojë atë që jemi. Nuk ka rëndësi. Jeta na ofron miliona mundësi dhe situata. Do të jetë më mirë herën tjetër.
- Bëhu mjeshtër i emocioneve tuaja
Kur ne i bazojmë ndjenjat tona tek mendimet e njerëzve të tjerë, u lejojmë atyre të kontrollojnë jetën tonë. Ne bëhemi të varur nga disponimi i tyre, nevojat e tyre. Bëhemi të burgosurit e tyre. Mos i braktisni ëndrrat dhe idealet tuaja për t’u martuar me ato të të tjerëve. Mbajeni fort në duart tuaja, timonin e jetës suaj.
- Bëhu gjykatës i drejtë për veten
Ju jeni duke bërë më të mirën tuaj. Jeta nuk është e lehtë, përballet me vështirësi, duke kërcyer pengesa … Ju tashmë jeni duke vënë forcë dhe guxim në veprimet tuaja. Sigurisht që mund të përmirësohesh. Gjithkush mund të përmirësohet. Por mos e nënvlerësoni atë që jeni, mos u ndiheni inferior nëse jeta juaj është e thjeshtë. Një jetë e thjeshtë është e pasur: është e pasur me ndjenja, me njerëz të ndershëm. Me dinjitet.
- Duhet të dini që askush nuk është i imun ndaj gabimit
Mos heshtni nga frika e gabimeve. Mos qëndroni për shkak të frikës nga dështimi. Të gjithë bëjmë gabime. Askush nuk është imun nga gabimet. Ajo që e bën dallimin është aftësia për të reaguar, për të korrigjuar.
Gabimet na mësojnë. Dështimet na forcojnë. Dhimbja na bën të rritemi dhe na bën të mençur. Në jetë do të jenë gjithmonë ata që do të kritikojnë zgjedhjen tuaj, që do të gjykojnë veprimet tuaja, që do të dëmtojnë talentin tuaj. Jini të vetëdijshëm për vlerën dhe unikalitetin tuaj. Kini vetë-respekt dhe dinjitet. Kujdesuni që të jeni të lirë dhe asnjëherë të burgosur. Të shkëlqeni.
Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.