Beteja e prindërve sot është dëshira e fëmijëve për të pasur një telefon celular. Një studim i ri ka zbuluar se një në tetë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar kanë një telefon deri në kohën që ata mbushin tetë vjeç. Ndërsa mosha më e zakonshme kur fëmijës i jepet telefoni i parë është njëmbëdhjetë vjeç.
Shumica e prindërve përmendin sigurinë si arsye më të zakonshme për dhënien e një telefoni fëmijës, por 23% e prindërve pranojnë dhënien thjesht sepse shokët e fëmijës së tyre kanë një të tillë.
Disa këshilla për prindërit kur përballen me këtë dëshirë të fëmijës:
I pyesni pse ata kanë nevojë për një telefon
Për shumë fëmijë, të cilët u bëjnë presion prindërve për një celular, motivimi kryesor është se të gjithë në shkollë kanë një të tillë. Pra, pyesni fëmijën tuaj pse ata e duan atë, përtej përpjekjes për t’u përshtatur me turmën. Në qoftë se ata tashmë kanë një tabletë, i pyesni se çfarë funksionaliteti ka telefoni, që tableti i tyre nuk ka.
Shpjegojini koston
Një smartphone nuk është aspak një investim të lirë. I shpjegoni fëmijës koston dhe zhvilloni një plan, për mënyrën sesi ata mund ta përfitojnë atë.
Ofrojini telefonin tuaj
Pra, për të shpëtuar veten nga kostot, i lejoni që të përdorin telefonin tuaj në një afat të caktuar kohor.
Bindini
Shpjegojuni atyre kur mendoni se është e përshtatshme që ata të kenë një telefon.
Zgjidhni një ditëlindje për t’ia dhuruar
Fëmija do ta mirëpresë këtë zgjidhje dhe ju do të fitoni kohë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.