Ju duket sikur mendja juaj është e mbingarkuar dhe ndiheni të paaftë për të “hartuar” programin ditor? Ka disa mënyra për të organizuar mirë mendimet dhe për të qenë më produktiv:
- Krijoni një inventar mendor
Shkruani gjërat që duhet të bëni në letër (detyrimet) si dhe gjërat që dëshironi të bëni (dëshirat). Kujdesuni që të mos harroni asgjë.
- Shqyrtoni pse po bëni secilën nga zgjedhjet në listë
Shpesh është tendenca e të mbingarkuarit të vetes me shumë gjëra, e në fund të ditës shumica përfundojnë të jenë veprime inercie. Duke shqyrtuar arsyet e zgjedhjeve të bëra bëheni të vetëdijshëm se çfarë ju duhet vërtet dhe çfarë jo.
- Bëni dy pyetjeve për secilin nga opsionet në listës
“A është e domosdoshme?” dhe “A ka rëndësi për mua ose për dikë që unë e dua?” Nëse përgjigjja është një jo, cilësojini zgjedhjet si zbavitje. Në këtë mënyrë, lista e prioriteteve bëhet akoma më e qartë.
- Punoni për prioritetet e seleksionuara
Pasi të seleksiononi gjërat vërtet të rëndësishme të listës, e vetmja gjë që mbetet është organizimi i kohës për të përmbushur “misionet”.
- Bëjeni listën pjesë të rutinës suaj ditore
Është e rëndësishme që lista ditore të kthehet në një disiplinë tuajën. Punët ndryshojnë gjatë gjithë kohës, ndaj është e rëndësishme që lista të përditësohet në varësi të gjërave që keni për të bërë.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.