Këshilla & Arsye

July 13, 2017 | 12:52

5 mësime të fuqishme lidershipi nga Steve Jobs, Elon Musk dhe liderë të tjerë

Kur jemi fëmijë shikojmë nga prindërit dhe mësuesit për të kuptuar jetën. Ndonjëherë këshillat që marrim janë vërtet të mira. Ndonjëherë duhet të bëjmë një kthesë të plotë dhe të marrim një rrugë tjetër, pozitive.

1

Duke marrë shembujt më të mirë dhe duke ndjekur gjurmët e tyre është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara. Kjo është ajo çfarë na mësojnë njerëz si Tony Robbins (sipërmarrës amerikan). Atij iu desh të linte pas metodat negative të familjes së tij dhe të gjente të tjera për të ndjekur.

Shumë prej nesh vijnë nga familje nga të cilat kanë mësuar se çfarë NUK duhet të bëjnë. Tani ka ardhur koha të zbuloni se çfarë mund të bëni që t’i jepni jetës suaj më shumë adrenalinë dhe kuptim.

Steve Jobs dhe Elon Musk dallojnë nga shumica e liderëve dhe janë modele të guximit dhe për këtë kanë sjellë mënyra të reja të të menduarit në jetën e punës.

Më poshtë janë disa modele jetësore për krijuesit dhe pionierët.

1.Mësoni shumë rreth çdo gjëje – Kurioziteti qëndron në thelb të kreativitetit. Jobs vuri në praktikë atë që mësoi nga kaligrafia për krijimin e produkteve të mrekullueshme të Apple. Dhe kush mund ta merrte me mend? Musk ishte i pasionuar pas fantashkencës gjë që e ndihmoi të shikonte botë të reja, madje duke shkuar gjer në Mars, me raketa kozmike. A jeni gati të fluturoni me të?

2.Jini të vendosur – Mos lini që të tjerët t’ju “prishin planet”. Qëndrojuni besnikë ëndrrave tuaja.
Mund të jetë e nevojshme t’i mbani për vete ato më të pamundura dhe të rrethoheni nga njerëz të tjerë të cilët nuk do ta gjykojnë dëshirën tuaj për të qenë të lirë.

Aq më mirë nëse keni një garazh si Jobs apo të keni fatin e një vëllai ashtu si Elon Musk, në këtë mënyrë ju do të qëndroni të përqendruar në rritjen tuaj dhe mundësitë.

3.Merrni rreziqe – Braktiseni shkollën ose hiqni dorë nga puna juaj e pakuptimtë. Bëni atë që mendoni se është e nevojshme edhe nëse familja e miqtë tuaj nuk janë dakord me këtë vendim.
Steve Jobs e la Reed College dhe në njëfarë mënyre e gjeti rrugën e tij. Musk shkoi në Kanada me pak para dhe pak kontakte për të nisur një rrugë të re. Thojini vetes se mund t’ia dilni mbanë. Qëndroni të palëkundur në atë që ju duhet të bëni, çfarëdo qoftë.

4.Pranoni dështimin – Dështimi është reagimi që merrni nga universi. Ju duhet të tregoheni të vëmendshëm. Nëse dështoni një herë, ju mund të keni bërë një gabim i cili ka nevojë të korrigjohet. Por nëse bëni të njëjtin gabim disa herë, ju keni një problem. Kjo do të thotë që ju duhet të shikoni më në thellësi. Frika nga dështimi është diçka që vjen nga ego. Kështu që kur dështoni bëjini pyetjen vetes: “Cilin jam duke zhgënjyer?”.

Vetëm atëherë kur ju të përballeni me dështimin, ju do të mund të bëni ndryshimet e nevojshme dhe të ecni përpara. Steve Jobs duhet të analizonte se çfarë roli luante adoptimi i tij në marrëdhëniet me të tjerët. Musk, pre e bullizmit kur ish fëmijë në Afrikën e Jugut, duhej të luftonte vazhdimisht, sikur e gjithë jeta e tij të varej nga kjo gjë. Për të dy ata, pranimi i dështimit dhe mësimi prej tij, ishte i pashmangshëm.

5.Shmangni të qenët i zakonshëm – Duhet vendosmëri për t’u dalluar nga masa. Kjo do të thotë të krijoni një mbrojtje të fortë të jashtme – kështu gjithë ata që do të përpiqen t’ju ndalin – nuk do të munden t’ju pengojnë. Njihni njerëz që janë unikë dhe shoqërohuni me ta. Shkoni më mirë në një vend që ju rrit adrenalinën se sa në një plazh të qetë. Që të dy, Jobs dhe Musk, zgjodhën rrugën më të vështirë.

Gjeni rrugën tuaj dhe ecni përpara.

 

 

*Sylvia Lafair, presidente, Creative Energy Options
Burimi: INC/MONITOR

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top