Problemi i mbipeshës është bërë shqetësues për popullsinë urbane kudo në botë. Ja 5 mite mbi mbipeshën të shoqëruara me kundërargumentin çmitizues.
– Reklamat e kompanive ndikojnë në rritjen e konsumit të ushqimeve të përpunuara që shkaktojnë mbipeshë
Studime kanë treguar se njerëzit kanë prirje të hanë ushqime me yndyrë dhe/ose të sheqerosura edhe kur nuk janë ekspozuar ndaj reklamave. Kjo ka të bëjë me luftën disa milionë vjeçare për mbijetesë të species sonë. Dikur, homo sapiens-ët parapëlqenin ushqime të tilla, për të krijuar rezerva energjitike deri në momentin fatlum të vaktit tjetër.
– Pamundësia për të blerë fruta e perime të freskëta rrit përdorimin e ushqimeve që shkaktojnë mbipeshë
Studime kanë treguar që shumë njerëz, edhe pse kanë mundësinë të blejnë fruta e perime të freskëta, nuk i konsumojnë sa ç’duhet ato. Kultura kulinare e familjeve të tyre, me rrënjë të thella në prejardhjen etniko-krahinore, është faktori kryesor që përcakton balancën e dietës së tyre.
– Duhet të kufizohet dhënia e lejeve për fast-food-et, që të përmirësohet dieta
Atje ku është provuar, ka rezultuar politikisht e dëmshme për inisiatorët. Njerezit që janë të prirur të hanë hamburger ose sanduice i kanë dënuar me votë iniciatorët e kufizimit të fast-food-eve.
– Ushqimet e shëndetshme janë të shtrenjta
Një tas me fasule i shoqëruar me një pjatë oriz kushton më pak se një biftek 400 gramësh, por i plotëson njësoj nevojat për proteina që ka njeriu, ndërkohë që nuk ka dhjamin dhe kolesterolin e biftekut.
– Në qoftë se informohen mirë, njerezit do të hanë ushqime më të shëndetshme
Studime të tëra kanë treguar se nuk ka një korrelacion të fortë statistikor mes informacionit në etiketat e ushqimeve dhe dietës së njerëzve
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.