Në fokus

February 11, 2020 | 8:10

5 mitet e rreme për kafen

Pirja e kafesë është një kënaqësi e ndarë nga njerëzit në të gjithë botën. Nëse dikur konsiderohej si një ves i rrezikshëm për shëndetin, në fakt, sot kafeja njihet gjithnjë e më shumë si një pije e pasur me veti të dobishme dhe për këtë arsye edhe e shëndetshme.

Studimet në këtë drejtim janë gjithnjë në rritje dhe në gjendje të sjellin lajme të reja dhe shpesh në kundërshtim me ato që deri më tani konsiderohen të vlefshme.

Le të zbulojmë cilat janë mitet e rreme për kafen

Kafeja ju bën të tensionuar dhe nervoz. Një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard zbuloi se pirja e kafesë çdo ditë jo vetëm që nuk ndikon në disponimin apo nervozizmin tuaj, por gjithashtu ka një efekt qetësues, duke mposhtur ankthin dhe depresionin. E gjithë kjo është për shkak të kafeinës e cila rrit nivelin e serotoninës, i njohur hormoni i humorit të mirë.

Pirja e kafesë përshpejton plakjen. Një tjetër besim plotësisht i gabuar. Kafeja në fakt është e pasur me polifenole që luftojnë radikalet e lira duke ju mbajtur më të rinj.

Pirja e kafesë në mbrëmje ndikon te gjumi. Një tjetër besim plotësisht i gabuar. Kafeja, në të vërtetë, sipas studiuesve nga Universiteti Mjekësor Harvard dhe Universiteti Florida Altantic nuk ka ndonjë ndikim në cilësinë ose kohëzgjatjen e gjumit. Gjithashtu pirja pas darkës nuk shkakton pagjumësi.

Kafeja ju bën të shtoni peshë. Një tjetër ide krejtësisht e pabazë nëse vendosni ta pini, një rrethanë në të cilën kafeja dhe sheqeri nuk ndikojnë në dietë. Në fakt, kafeja është pothuajse pa kalori dhe, ndër të tjera stimulon metabolizmin. Nëse ju duhet të zgjidhni, mbani parasysh që kafja ju ndihmon të humbni peshë më shumë sesa çdo mënyrë tjetër.

Kafeja bën keq për zemrën. Një informacion tjetër i pasaktë është ai që e sheh kafen si një pije të dëmshme për zemrën. Në fakt, ata që e pinë atë zakonisht nuk kanë ndonjë ndryshim të veçantë në rrahjet e zemrës. Studimet e fundit kanë treguar se nëse pihet me moderim, kafeja është një kurë për trurin dhe zemrën. Thënë kështu, kushdo që ka probleme me zemrën ose shëndetin duhet të kërkojë gjithmonë këshilla nga mjeku i tyre përpara se ta pijë.

Mitet e rreme rreth kafesë janë të ndryshme dhe me shumë mundësi do të rriten me kalimin e kohës. Ajo që është e sigurt është se pirja e 3 ose 4 filxhanëve në ditë nuk dëmton shëndetin por bën mirë për trupin dhe veçanërisht për mendjen. Një arsye më shumë për ta vlerësuar këtë pije dhe për ta pirë me më pak faj dhe më shumë kënaqësi.

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top